×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur mund të kthehet nga Serbia trupi i pa jetë i Faton Hajrizit? Flasin juristët kosovarë

    FrontOnline
    22 Korrik 2024

    Institucionet serbe deri më tash nuk kanë dhëne asnjë informatë rreth kthimit në Kosovë të trupit të pa jetë të Faton Hajrizit, i vrarë para katër ditësh nga policia serbe në Serbi.

    Gjithashtu, as familja e të ndjerit e cila gjendet në Skenderaj nuk di asgjë rreth vrasjes së djalit të tyre, por as mundësisë së kthimit të kufomës në vendlindje, deri sa në anën tjetër avokatët vendorë thonë se shteti në Kosovë ka dështuar në rastin e Faton Hajrizit.

    Sipas tyre, është më se e domosdoshme involvimi i mekanizmave ndërkombëtar për procesin e kthimit sa më të shpejt të kufomës, por së paku deri më tash këta të fundit thuajse nuk janë marrë fare me ketë rast.

    Bajraktari: Shteti ka dështuar me rastin e Faton Hajrizit

    Avokati kosovar, Ardian Bajraktari,thotë se sjellja e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë mund të marr kohë.

    Sipas tij, është e domosdoshme involmimi i mekanizmave ndërkombëtar, pasi shteti serb nuk ka vullnet për bashkëpunim.

     “Pas identifikimit të trupit të pajetë si dhe ekzaminimeve përkatëse mjeko – ligjore, përmes bashkëpunimit policor të vendeve respektive do të mund të realizohej procesi i kthimit dhe dorëzimit të kufomës për familjen. Shteti serb nuk ka gatishmëri e as vullnet për bashkëpunim, andaj forma e komunikimit realizohet me ndërmjetësimin e mekanizmave ndërkombëtar, përkatësisht UNMIK-ut, dhe rrjedhimisht një proces i tillë mund të marrë kohë”, ka thënë ai.

    Bajraktari tha se shteti serb po viktimizohet dhe ka tendenca për ta politizuar këtë rast.

    “Një shtet i cili udhëhiqet nga një person i cili me propagandë i ka shërbyer një regjimi gjenocid, edhe nisur nga fakti se fqinji ynë verior akoma vazhdon me qenë rob i kësaj mendësie, atëherë është e pritshme tendenca për ta politizuar këtë rast dhe jo vetëm, duke u viktimizuar”, tha ai për Front Online.

    Të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor

    Avokati Ardian Bajraktari thotë se për shuarjen e spekulimeve që a është Faton Hajrizi ai i vrari në Serbi, është e nevojshme ekzaminimi mjeko-ligjor.

    “Për shuarjen e këtyre spekulimeve, të shumta, do të ishte i nevojshëm edhe i domosdoshëm një ekspertizë dhe ekzaminim mjeko- ligjor, edhe nga ana e autoriteteve tona, përkatësisht Institutit të Mjekësisë Ligjore”, deklaroi ai.

    Ai tha për Front Online se pavarësisht mundësive të kufizuara me shtetin serb, Kosova është e obliguar të veprojnë për qytetarin e vetë.

    “Kapaciteti dhe mundësia e institucioneve tona përkundrejt shtetit serb është tejet e kufizuar, ajo ju ka dërguar një shkresë përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd. Institucionet tona obligohen të bëjnë më shumë për qytetarët tanë, pavarësisht kush janë ata dhe të kaluarës së tyre, intensifikimi i përpjekjeve përmes faktorit ndërkombëtar në Kosovë, është thuajse alternativa e vetme”, theksoi ai.

    Avokati Bajrakatari ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka dështuar sa i përket rastit të Faton Hajrizit.

    “Për sa i përket këtij rasti, shteti ka dështuar në aspekt të trajtimit të tij ngase një person edhe përkundër faktit që me vite ka qëndruar në burg, nuk ka arritur të risocializohet. Aspekti kryesor i qëllimit të dënimit, risocializimi ka dështuar të arrihet, nuk janë analizuar mjaftueshëm rrethanat faktorët për vlerësim të rrezikut dhe planifikimi i ekzekutimit të dënimit, ngase i njëjti edhe përkundër që ishte arratisur 7 apo 8 herë, ai ishte vendosur në qendër korrektuese të tipit të hapur. Vargut të dështimit për sa i përket këtij rasti i bashkohet edhe pamundësia e lokalizimit dhe arrestimit te të njëjtit pas arratisjes nga burgu”, u shpreh Bajraktari.

    Avokatja Gashi-Bytyqi: Institucionet e Kosovës e kanë borxh t’i tregojnë familjes për kthimin e trupin

    Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi e ka cilësuar si të vonuar sjelljen e trupit të pajetë të Hajrizit në Kosovë.

    Sipas saj, institucionet e vendit e kanë ‘borxh’ për familjen e qytetarët të japin detaje për përpjekjet e tyre për ta kthyer trupin.

    “Është vonuar shumë sjellja e trupit të pajetë kjo heshtje e kjo mjegullinë se informacioni ka qenë nga e premtja që Hajrizi është vrarë. Është borxh për familjen e qytetarëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës me dal me njoftuar se cilat janë përpjekjet e tyre për ta kthyer trupin e tij”, tha ajo.

    Avokatja e ka kritikuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit pasi ky i fundit e ka quajtur kriminel Faton Hajrizin.

    “Ka bërë një gabim të madh duke e quajtur atë kriminel se në të njëjtën kohë e quajti edhe Daçiq, ai ka qenë duke e vuajtur dënimin dhe kjo nënkupton që kur të kryen një pjesë të dënimit duhet të rehabilitohet dhe t’i kthehet jetës normale si të tjerët”, deklaroi ajo.

    Gashi-Bytyqi thotë se sa më shpejt duhet t’ju hiqen familje dyshimet e të definohet kjo situatë për trupin e pajetë të Hajrizit.

    “Varët krejt angazhimi i shtetit tonë përmes zyrës ndërlidhëse që është në Beograd dhe EULEX dhe faktorëve ndërkombëtar. Për shkak të këtij konfuziteti që ju ka krijuar familjes është vrarë apo jo do duhej sa më shpejt që kjo dhimbje që ju është shkaktuar familjes të definohet se si është situata dhe ku gjendet trupi i tij që ti dorëzohet familjes”, tha ajo.

     

     

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.