×
  • Lajme
  • Lajme

    Cana: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim më i rëndësishëm strategjik se anëtarësimi në BE

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Presidentja, Vjosa Osmani do të jetë në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

    Ish-ambasadori, Edon Cana thotë se është rëndësi e veçantë që Kosova merr pjesë, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim strategjik më i rëndësishëm se sa anëtarësimi në BE.

    “Cdoherë që Kosova mer pjesë në samitet e NATO-s apo në organizimet në kuadër të NATO-s është e një rëndësie të vecantë, pasi unë mendoj që një qëllim më i rëndësishëm strategjik i Kosovës më i rëndësishëm se BE është anëtarësimi në NATO, andaj përafrimi i Kosovës me NATO-n apo në aspektin vizuel prezenca e Kosovës në këtë samit të rëndësishëm, simbolikisht duke marë parasysh përvjetorin është lajm i mirë,” ka thënë Cana në “FIVE”.

    E takimet me zyrtarët e lartë Cana poashtu i quan me rëndësi.

    “Këto takime janë tepër të rëndësishme mendoj, por pa substancë takimet nuk kanë ndonjë rëndësi duke marrë parasysh që Kosova në këto 3 vitet e fundit ka shënuar një regres të paparë në raport me përafrimin me NATO-n duke marrë vendime drastike që nuk i kemi parë asnjëherë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.”

    Ndërsa nga kryeministri, Albin Kurti pati edhe një shkrim në NewYorkTimes, ku ka folur për 75 vjetorin e NATO-s, e si e ka parë Cana përmbajtjen që kryeministri thotë se populli i Kosovës është dëshmia se pse duhet të ekzistojë NATO, ai thotë se ky shkrim ishte i duhur por këtë e quan karakteristikë të “politikanëve populist”.

    “Për një person që nuk i njeh rethanat apo historinë e Kosovës ky shkrim është i jashtëzakonshëm, por mendoj që është një plagjiat në kontekstin e tektsit, jo që është vjedhur në aspektin që vet teksti por në konceptet sepse mendoj që në esencë përbën çdo gjë që Kurti ka qenë kundër, është e kundërta e Kurtit dhe mund të them që është shumë hipokrite, por është karakteristikë e politikanëve populist, por mirë që është shkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,” shtoi Cana.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.