×
  • Lajme
  • Lajme

    Departamenti amerikan i Shtetit: Autorët e vr’asjes së vëllezërve Bytyqi mbeten të lirë, Serbia t’i sjellë para drejtësisë

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar drejtësi për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, tre vëllezërit që e kishin lënë SHBA-në për të luftuar në Kosovë, në përvjetorin e vrasjes së tyre.

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller shkroi se “sot, autorët e ktij akti brutal mbeten të lirë”. Tha se i bëjnë thirrje Serbisë që ta kryejë hetimin për këtë rast dhe t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

    “25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që ta përfundojë hetimin e saj dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, shkroi Miller.

    Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, ishin arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kishin thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

    Pas dënimit, ata ishin liruar nga burgu dhe më pas ishin vrarë. Trupat e tyre ishin gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.