×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i KOSTT-it: Kohëve të fundit ka pasur tendenca për interferime nga anëtarët e Bordit

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Përplasje e pakënaqësi patën anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me kryeshefin e këtij institucioni, Evatar Zeqiri. Ky i fundit, akuzoi Bordin rreth tendencave për interferime.

    Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të KOSTT-it në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryeshefi i KOSTT-it, Evatar Zeqiri, ka thënë se kohëve të fundit pjesën kryesore të punës është dashur të merret me dy anëtarët e Bordit, Ajrina Gashin dhe Nebih Zariqin, pasi sipas tij, janë marrë më shumë me prokurorim sesa vetë ai.

    “Muajt e fundit ka pas tendenca për interferime nga anëtarët e Bordit. Këtu kem anëtarët të cilët janë marrë më shumë më prokurim sesa unë… ka raste të tilla individuale. Zonja Gashi dhe zotëri Zariqi kanë kërku që me raportu zyrtari i prokurimit. Përgjegjësitë janë individuale mirëpo llogaridhënia mbetet të kryeshefi. Kohëve të fundit është bërë e pamundshme me punu prej tyre. Pjesën kryesore të punës m’u ka dasht me u marrë me dy anëtarë të Bordit. Nuk e kam njoftuar Kuvendin se kam mendu që këto çështje mund të zgjidhen dhe janë kalimtare. Unë kam marrë vlerësimin 2-sh. Dosjet e prokurorimit janë në platformë. As unë s’kam qasje. Informatat që janë publike janë publike, ‘filet’ nuk janë publike. Kam pas probleme edhe me staf. Janë marrë me çështje që s’janë të Bordit, por të memaxhmentit. Nuk mundet dikush me konstatu shkelje përderisa janë institucionet kompetente”, ka thënë Zeqiri, raporton EO.

    Anëtarja e Bordit, Ajrina Gashi, ka thënë se asnjëherë nuk i ka penguar në punë kryeshefit. Për këtë, tha se është e gatshme të japë përgjegjësi.

    “Nuk e mohoj që kam kërku raporte që janë të incizuara. Në fillim të vitit 2024 një anëtar i bordit e ngrit një çështje për transformatorin… Edhe kur kemi kërku raport për të ka qenë procesi i mbyllur… kompania ‘Madkos’ na ka paditë. Po më vjen shumë keq nga kryeshefi. Unë e kam përkrah kryeshefin në çdo sferë. Asnjëherë të vetme kryeshefit ekzekutiv nuk i kam shku në zyre me i pengu gjatë punës. Nëse kam kërku diçka jashtë ligjit, jam e gatshme me dhanë përgjegjësi para cilitdo organ shqyrtues ose ligjor”, ka thënë ajo.

    E anëtari tjetër i Bordit, Nebih Zariqi, ka thënë se kohëve të fundit kryeshefi i KOSTT-it e ka luajtur rolin “kinse bordi është jo-ekzistent”.

    “Ia kemi dhanë përkrahjen maksimale, çdo moment që e ka kërku, çdo rregullore që e ka pru. Kohën e fundit në mënyrë shumë të ashpër ka nis me lu një rol gati se Bordi është jo-ekzistent. Me kënaqësinë më të madhe e kemi votu këtë djalë që është këtu.  Nuk kemi intervenu në fazën e prokurimit”, ka deklaruar Zariqi.

    E anëtari tjetër i KOSTT-it, Jeton Mehmeti, ka thënë se kanë pas standarde të larta profesionale dhe ka pas probleme të brendshme, qysh në javën e parë. Sipas tij, e kanë pasur të vështirë me i respektu standardet për faktin e problemeve të brendshme.

    “KOSTT-i ka arrit të mbajë mirëkuptimin me mekanizma kombëtarë dhe ndërkombëtare, në periudhë të krizave është formuar komunitetin që ka marrë vendime. Probleme që nga lufta në Ukrainë. Me përkushtim maksimal, vërejmë rezultate pozitive, në aspektin e bilancit”, ka thënë Mehmeti.

    “Kemi ç’bllokuar projekt kapitalet që kanë qene pezull për vite më radhë, ka hy në fuqi marrëveshja, filloi operimin e pavarur në kuadër të bllokut Shqipëri- Kosovë. U themelua bursa shqiptare për të dyja vendet Kosovë -Shqipëri, për 236 milionë dollarë do të rezultohet projekti për formimin e baterive për energji. Në aspektin e tregut, ka pas iniciativa të ndryshme, nënshkruhet kontrata për projekte që janë në fazën përfundimtare, ndërtimi i nënstacionit në Ferizaj”, ka shtuar ai.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, iu drejtua Mehmetit se ka thënë atë çka ka qenë e ditur.

    “E shfrytëzove me na tregu për ato çka i kemi degjuar dhe i kemi ditë. Për hir të korrektësisë për këtë nuk të kemi thirr”, ka thënë Shala.

    Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku, pyeti së sa ka qenë buxheti i planifikuar për vitin 2023 dhe sa është shpenzuar ai buxhet, si dhe sa kanë qenë projektet dhe sa prej tyre janë realizuar.

    Kryeshefi ekzekutiv, Evatar Zeqiri, tha se buxheti i KOSTT-it, në total ka qenë 92 milionë euro, ndërsa është shpenzuar 28,5 milionë euro.

    Anëtarja e Bordit, Ajrina Gashi, u shpreh se kur e  kanë kërkuar raportin procesi ka qenë i mbyllur.

    “Kemi rastin me operatorë ekonomik që ka bë lëshim të energjisë pa e ditë dhe kjo ka ndodh një vit. Kompania Adkos na ka padit, ne nuk kemi pas asnjë informatë. Nëse kam kërkuar diçka jashtë ligji dhe kodit të qeverisë jam e gatshme me dhënë përgjegjësi para çdo organi të drejtësisë”, ka thënë ajo.

    “Kam kërkuar me mirësjellje se ku janë projektet e KOST-it,  ku është zbatimi i tyre kam tri e-maila se nuk përputhen ndryshojnë datat elementet, nuk kam lyp jashtë asaj çka ma lejon ligji, nuk ka shkelë këmba e saj vetëm se ku e kam sallën e them me përgjegjësi këtë”, ka thënë Gashi./EO

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.