×
  • Lajme
  • Lajme

    SKANDALOZE/ Hekuran Murati i la 30 mijë banorë të Malishevës pa ujë, nuk e nënshkruan garancionin për kredinë e butë 12 milionëshe nga Austria

    Arbnor Buzhala
    08 Korrik 2024

    Një projekt për realizimin e sistemit të ujit të pijes, që kap vlerën prej 12 milion euro e që është mundësuar nga Austria përmes një kredie të butë me afat kthimi për njëzet vite, për Komunën e Malishevës rrezikon të mos realizohet, për shkak të neglizhencës së Qeverisë së Kosovës, konkretisht ministrit së Financave, Hekuran Murati, raporton FrontOnline.

    Realizimi i këtij projekti do të mundësonte që 70% e qytetarëve të Komunës së Malishevës apo rreth 30 mijë banorë të përfshiheshin dhe të bëheshin me ujë të pijes.

    Për projektin në fjalë, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, thotë që ka dërguar së paku tri letra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të  financave, Hekuran Muratit, ku ka kërkuar që të merr letër garance, por përkundër saj i pari i kësaj komune nuk ka marr përgjigjie nga kryeministri e ministri i Financave i Kosovës.

    Ky projekt është i pamundur të realizohet pa aprovimin e Qeverisë së Kosovës, përkundër se mjetet për të janë të siguruara nga Austria dhe përkundër gatishmërisë së Komunës së Malishevës.

     

    Kryetari i Malishevës: I dërgova tri letra për projektin e ujit të pijes, nuk mora përgjigjie nga Kurti e Murati

    Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në një prononcim për FrontOnline, thotë se i ka dërguar tri letra, dy në drejtim të Ministrisë së Financave dhe një në drejtim të Qeverisë së Kosovës, por që nuk ka gjetur asnjë përgjigjie nga ana e tyre.

    ‘’Tri letra i kam dërguar, një e kam dërguar fillimisht tek Hekuran Murati, nuk është përgjigj, ia kam dërguar kryeministrit Kurti të dytën nuk është përgjigj, ja kam dërguar të tretën Hekuran Muratit, por asnjëri nuk është përgjigj.  Unë s’kam marr asnjë përgjigje, as po as jo, as e bëjmë as nuk e bëjmë këtë punë për qeta, as e bëjmë’’ thotë Kastrati për FrontOnline.

    I pari i Malishevës, deklaron se komuna të cilën ai e udhëheq edhe po të i ketë paratë në xhirollogarinë e tyre, nuk mundën me e bërë projektin për ujin e pijshëm për qytetarët e Malishevës, pasi që sipas tij, pa përkrahjen e Qeverisë kjo gjë nuk mund të ndodhë, për shkak se ujin duhet marr nga Liqeni i Radoniqit e deri në Malishevë, gypat duhet kalojnë nëpër territor të Komunës së Gjakovës dhe Rahovecit, e që janë nën administrim të qeverisjeve tjera lokale.

    ‘’Komuna e Malishevës edhe me i pas paratë në xhirollogarinë e vetë, nuk mundemi me marrë ujë në Liqenin e Radoniqit sepse ai është në Komunë të Gjakovës. Gypi duhet me ardhur përmes Gjakovës, përmes Komunës së Rahovecit, në Ratkoc, Qifllak e këndej. Pa e pasur përkrahjen e Qeverisë ne ketë punë nuk mund ta bëjmë sepse ujin e kemi në territorin e një komune tjetër, që dy komuna duhet me i kalu. Nuk kemi drejt me hap gypa ose kanale nepër komuna tjera, pa lejen e Qeverisë, pa miratimin e Qeverisë’’ shprehet Kastrati për FrontOnline.

     

    Kreu i Malishevës: I siguruam paratë për projektin e ujit të pijes, por Qeveria nuk po na përkrah

    Kreu i Malishevës, Ekrem Kastrati, thotë se i kanë siguruar paratë për këtë projekt në Austri, përmes një kredie të butë me afat kthimi prej 20 vitesh dhe se projekti do të përfundonte brenda tri viteve, por për shkak të neglizhencës së Qeverisë kjo nuk po ndodhë.

    ‘’Ne i kemi gjetur paratë për këtë projekt, përmes një kredie të butë nga Austria për me i kthyer për 20 vjet e që ujë kishim mundur me pasur pas tri viteve që banka ka kërkuar një garancion si letër mbështetëse nga Ministria e Financave, që Qeveria na përkrah neve në këtë projekt, por s’kemi marr përgjigje edhe pse fondet janë siguruar’’ potencon ai për FrontOnline.

    Kastrati, thotë se Qeveria e Kosovës, ka qenë dashur të i bëjë dy veprime për këtë çështje.

    ‘’Qeveria ka qenë dashur të i bëjë dy veprime, së pari lejimin e fondeve nga Austria, por edhe hapi i dytë me autorizu sistemin e KRU Gjakova për me pasur ne të drejtën që me marr qasjen ne atje’’ thekson ai.

     

    Kastrati: Projekti i ujit të pijes do të siguronte ujë për 70% të Komunës së Malishevës

    I pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, potencon se ky projekt do të siguronte ujë të pijes për rreth 70% të Komunës së Malishevës.

    ‘’Ne kemi menduar që përmes këtij projekti gjithë territori i Malishevës të furnizohet me ujë, diku 70% e territorit të Malishevës me u përfshi me ujë të pijes dhe për të tjera’’ deklaron Kastrati.

    Kryetari Kastrati, deklarn se ky projekt e kap vlerën prej rreth 12 milion euro.

    ‘’Ky projekt vlerën e ka pasur në rreth 12 milion euro. Akoma jemi në pritje të përgjigjes nga Ministria dhe Qeveria. Edhe nga Rodoniqi na kanë thënë se ka ujë mjaftueshëm’’ thekson ai për FrontOnline.

    Kastrati, përmend edhe faktin se VV ka fituar zgjedhjet e vitit 2021 në Malishevë dhe që sipas tij Qeveria e ka përgjegjësinë me u kujdes për banorët e komunës të cilën ai e udhëheq.

    ‘’Vetëvendosje ka dal e para në Malishevë për 300 vota, pra kjo Qeveri e ka përgjegjësinë me u kujdes për këta njerëz. Dy deputetë që i kemi në Kuvend, kurrë nuk janë qu në Kuvend e me thënë se e ndajmë një shqetësim se banorët e Malishevës nuk kanë ujë’’ deklaron ai.

    FrontOnline, ka provuar të merr përgjigjie edhe nga deputeti Gani Krasniqi e deputetja Jetmira Vrenezi, të dy deputetë të Vetëvendosjes dhe që vijnë nga Komuna e Malishevës, por nuk janë përgjigjur në thirrjet tona. Po ashtu FrontOnline, ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Financave për ti pyetur për këtë çështje, por që nuk kanë kthyer përgjigjie deri në momentin e publikimit të këtij artikulli./FrontOnline/

    ‘’Ne nuk do të qeverisim për inat të dikujt tjetër apo për me iu hakmarrë dikujt tjetër…’’, kështu kishte deklaruar në shkurt të vitit 2021 Albin Kurti, para qytetarëve të Malishevës, atë kohë si kandidat për kryeministër të Kosovës.

    Kurti si kandidat për kryeministër, kishte arritur që të fitonte në Komunën e Malishevës, një qytezë që për një kohë ishte udhëhequr nga PDK-ja e më pas nga Nisma Social-Demokrate e Fatmir Limajt.

    Por tri vite gjysmë pas, siç duket deklarata e Kurtit ‘’po bie’’ në ujë, pasi që nuk ka përgjigje pikërisht me një çështje që ka të bëjë me ujin. Kurti nuk po i mjafton as fitoja e tij në Malishevë, që Qeveria e tij të merret me hallet dhe problemin kryesore të kësaj komune, e veçmas me një element bazik e jetik, atë të ujit të pijes.

    70% e banorëve të Malishevës, po rrezikojnë të mbesin pa furnizim me ujë të pijes, për shkak të një përgjigje nga Qeveria dhe një garanc nga kjo e fundit. As tri letra dhe as tri kërkesa të dërguara nga kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, drejt Albin Kurtit e Hekuran Muratit, nuk kanë gjetur përgjigje/FrontOnline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.