×
  • Lajme
  • Lajme

    ZKA-ja gjen plot shkelje në nënshkrimin e kontratave nga MASHT-i

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka nënshkruar tri kontrata pa i respektuar procedurat e prokurimit me vlerë me mbi 8.8 milionë euro.

    Po ashtu kjo ministri gjatë vitit të kaluar ka bërë një mori shkeljesh financiare, raporton Indeksonline.

    Këto gjetje janë raportuar në raportin financiar për MASHT-in nga  Zyra  Kombëtare  e Auditorit (ZKA).

    “Gjatë testimit të tri kontratave me vlerë 8,855 euro për shërbime intelektuale këshillëdhënëse në Institutin Albanalogjik identifikuam se angazhimi për kryerjen e këtyre shërbimeve ishte bërë përmes aktvendimit/kontratës mbi vepër duke anashkaluar konkurrencën e hapur.

    Me kontratë mbi vepër ishte angazhuar zyrtari i cili mbante pozitë udhëheqëse në Institut dhe kishte kontratë të rregullt pune. Punët shtesë për të cilat ishte angazhuar kishin të bënin me redaktime kompjuterike, përgatitja e kopertinave dhe skanimi i botimeve. Kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve dhe mos ndjekjes së rregullave të prokurimit për shërbimet e veçanta kontraktuese /intelektuale”, thuhet në raportin e ZKAS-së.

    Po ashtu MASHT-i, në vitin 2023 bazuar në planifikimin buxhetor, ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë 1,407,566 euro në kategori ekonomike jo adekuate.

    Pagesat e realizuara nga kategoria e investime kapitale që për nga vlera individuale e pajisjeve dhe natyra e tyre këto shpenzime i takojnë kategorisë mallra dhe shërbime, si në vijim:

    Furnizim me pajisje për sallat e sportit në shkollat e arsimit parauniversitar në vlerë 409,764 euro;

    Blerjen e paisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove në vlerë 751,055 euro  dhe  Furnizim me inventar shkollor në vlerë 151,464 euro.

    “Përderisa, Qendra e Studentëve (QS) kishte paguar 95,213 euro nga kategoria mallra dhe shërbime për kontratën “Renovimi dhe ri dizajnimi i restorantit dhe kuzhinës së Qendrës së Studentëve” shpenzim i cili për nga natyra i takon kategorisë së investimeve kapitale. Kjo kishte ndodhur si pasojë e ndarjes së mjeteve financiare me Ligj të Buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale, pavarësisht kërkesës së MASHTI-t që mjetet për këto projekte të buxhetohen në kategoritë adekuate. Derisa te Qendra e Studentëve mjetet për projektin renovimi i restorantit ishin planifikuar gabimisht si mirëmbajtje e ndërtesave në kategorinë mallra dhe shërbime”, thuhet në raport.

    “Në aktivitetin e prokurimit’’Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë.

    Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17.07.2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21.09.2023; dhe  Në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe paisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen e praktikës profesionale”, te kapacitetet teknike dhe profesionale është kërkuar që operatorët ekonomik pjesëmarrës të kenë kontrata për furnizime të ngjashme, në tri vitet e shkuara.

    Nga lista e kontratave të realizuara që kishte ofruar operatori fitues vërehet që furnizimet nuk e kishin natyrën e ngjashme (aktivitet kryesor kishin botimin dhe shtypjen e materialeve). Komisioni i vlerësimit nuk e kishte parandaluar këtë mangësi dhe këtë kriter e kishte konsideruar si të përmbushur.

    Kontrata ishte lidhur me datë 09.08.2023 në vlerë 117,000 euro. Shkaku kryesor i këtyre mangësive ishte mosfunksionimi i kontrolleve të brendshme dhe mungesa e kujdesit të duhur gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së kontratës”, thuhet në raportin e ZKAS-së./Indeksonline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.