Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar SHBA-të me rastin e 248 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Osmani, ka shkruar se sot feston populli amerikan e krahas tij edhe ai kosovar, duke thënë se ditë si kjo kujton vlerat dhe idealet mbi të cilat është ndërtuar aleanca me SHBA-në.
Postimi në Fb:
Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!
Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!
Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!