×
  • Lajme
  • Lajme

    NY Times: Biden e mendon tërheqjen nga gara presidenciale

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    New York Times shkruan se presidenti i SHBA, Joe Biden i tha një aleati kryesor se ai e di se mund të mos jetë në gjendje ta “shpëtojë” kandidaturën e tij nëse dështon për ta bindur publikun në ditët në vijim se ai është i përshtatshëm për postin që mban.

    Presidenti, tha aleati i tij kryesor, është ende i përkushtuar ndaj betejës së tij për ta fituar një tjetër mandat. Megjithatë, ai e kupton se paraqitjet e ardhshme janë vendimtare dhe duhet të shkojnë mirë. Programi i tij përfshin një intervistë me George Stephanopoulos të ABC News të premten, si dhe ndalesa të fushatës në Pensilvani dhe Wisconsin.

    Tashmë, shoqëria amerikane po shpreh shqetësime si për qëndrueshmërinë e tij si kandidat, ashtu edhe nëse ai mund t’i përmbushë kërkesat e postit të presidentit amerikan për katër vjet të tjerë.

    Një këshilltar i lartë i Biden, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti për situatën, tha se presidenti është i vetëdijshëm për sfidën politike me të cilën përballet.

    Biden po afrohet ngadalë me zyrtarët e zgjedhur demokratë. Në të njëjtën kohë, ai vazhdon të kontaktojë me njerëz të besuar prej kohësh dhe i ka thënë të paktën një personi se është i hapur ndaj mundësisë që planet e tij për ta kthyer vëmendjen te Donald Trump dhe për ta harruar paraqitjen e tij në debat mund të mos funksionojnë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policin e Kosovës, si shkak i...
    Lajme14 Shtator 2024
    Dita Botërore e Ndihmës së Parë kremtohet rregullisht të shtunën e dytë të muajit shtator. Ajo është një fushatë vjetore që promovon...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës, të cilët ranë 34 vjet më herët. Kurti tha se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Vip13 Shtator 2024
    Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.