×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tërheqje masive e kandidatëve në Francë për të stopuar Tubimin Kombëtar

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bllokuar fitoren bindëse të partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 7 korrik.

    Tubimi Kombëtar i Marine Le Penit siguroi më shumë vota në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, që u mbajt më 30 qershor, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë.

    Një numër i paprecedentë kandidatësh që u kualifikuan për rundin e dytë nga aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, dhe nga koalicioni i qendrës i presidentit Emmanuel Macron, u tërhoqën, për t’i dhënë mbështetje kandidatit që ka më shumë gjasa të fitojë përballë kundërkandidatit nga Tubimi Kombëtar.

    Në mesin e atyre që e braktisën garën, janë edhe disa ministra të kabinetit.

    Sipas një numërimi të bërë nga gazeta franceze, Le Monde, rreth 218 kandidatë që do të mund të konkurronin në rundin e dytë, janë tërhequr.

    Prej tyre, 130 ishin të majtë dhe 82 të qendrës.

    Kandidatët kishin kohë deri në orën 18:00 të martën, për t’u tërhequr.

    “Më duhet ta parandaloj Tubimin Kombëtar që të arrijë shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, sepse do të ishte – dhe e them nga thellësia e zemrës – do të ishte e tmerrshme për vendin dhe francezët”, tha kryeministri francez, Gabriel Attal.

    Macron e shpërndau Asamblenë Kombëtare dhe i thirri zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor, pas fitores së Tubimit Kombëtar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

    Në rundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, Tubimi Kombëtar synon të sigurojë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse.

    “Ne nuk mund të pranojmë të hyjmë në Qeveri nëse nuk mund të veprojmë”, tha Le Pen në një intervistë për transmetuesin publik, France Inter.

    Nëse Tubimi Kombëtar e siguron mbështetjen që synon, Franca do të kishte Qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat të dytë presidencial me Kamala Harrisin përpara zgjedhjeve të nëntorit, raporton BBC...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin...
    Lajme13 Shtator 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 591 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë periudhë kohore raportohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.