Enver Haliti, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka deklaruar për Front Online se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka ndodhur në mënyrë të dukshme në shumë sektorë gjatë këtij mandati. Sipas Halitit, kjo rritje është konsideruar solide dhe ka përfshirë një gamë të gjerë sektorësh, duke reflektuar përkushtimin e qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës.
“Së pari nuk ka qenë premtim rritja e pagave, por rritja ka ndodhur edhe atë një rritje solide në shumë sektorë”, tha Haliti./Front Online