×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në momentin që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Presidentja Osmani, Zyra qeveritare për të pagjeturit dhe Instituti për Krime të Luftës, inkurajojnë qytetarët që të bëjnë gati paditë. E familjarët shpresojnë që kjo do të jetë mundësi e mirë që të triumfojë drejtësia.

    Vëllai i Lutfijes, doktor Adem Ademi vazhdon të jetë në mesin e të zhdukurve me dhunë tash e 25 vjet. Familjarët gjatë gjithë kohës kanë kërkuar të dinë për fatin e tij, por as nuk ia gjejnë eshtrat e as nuk ia dinë varrin.

    “Që 25 vite jetojmë me shpresë se do t’i gjejmë familjarët tonë”, tha Lutfije Ademi Vokshi.

    Familjes së Lutfijes u ka mbetur një shpresë që ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në momentin që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

    “Ne familjarët e presim me padurim rezultatin pozitiv që Kosova të pranohet në KiE dhe besoj që çdo familjar sikur unë, do të bëjnë padinë edhe individualisht, por kisha pas dëshirë që edhe institucionet e Kosovës të bëjnë padi, që të jemi sa më të fuqishëm, të ngrisim zërin sa më lartë që Serbia të marrë dënimin e merituar për krimet që i ka bërë në Kosovë”, shtoi ajo.

    Në këtë çështje familjarët kanë përkrahje edhe nga presidentja Vjosa Osmani. “Nga anëtarësimi në KiE përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, por më së shumti përfitojnë familjet të cilave u është mohuar drejtësia tash e 25 vjet”, tha presidentja.

    Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, thotë se si shtet janë edhe disa procedura të tjera që duhet t’i ndjekin deri te padia ndaj Serbisë për gjenocid.

    “I bëj thirrje të gjithë atyre që janë të prekur direkt apo indirekt nga lufta 98-99 në çfarëdo lloj mënyre që të përgatiten dhe të fillojnë të gjejnë mundësinë për paditë e tyre ndaj shtetit serb sepse mendoj që jemi vonë dhe është koha ta bëjmë përgjegjës atë që i ka bërë këto krime, ku dikush patjetër duhet të përballet me drejtësinë. Ata që kanë kryer këto krime patjetër që duhet të jenë në burgje”, tha Hoti.

    Instituti për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë po bëhet gati të mbledhë sa më shumë dëshmi. “Të gjithë ata akterë, individ, institucione që deri më tash kanë arritur të grumbullojnë materialet që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës, duhet të dorëzojnë nga një kopje edhe në institut, të cilat pastaj do të plotësohen nga ana e institutit”, tha Atdhe Hetemi.

    Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, deri tani vetëm 45 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës./rtk

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar `Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit` ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, për...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhje me fillim prej orës 10:00. Këtë e ka bërë të ditur ZKM përmes një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Gjatë aksionit të 20 majit, Policia e Kosovës tha se mbylli gjashtë objekte të Bankës Postare Kursimore, pasi sipas saj, ato vepronin...
    Sport20 Maj 2024
    E ardhmja e Mauricio Pochettinos te Chelsea do të vendoset më vonë këtë javë në një mbledhje të bordit. Trajneri argjentinasi pritet...
    Lajme20 Maj 2024
    Avokati Artan Qerkini, për FrontOnline thotë se parandalimi i arratisjes është obligim i organeve ligjzbatuese. ‘’Parandalimi i arratisjes është edhe obligim i...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar një shofer, i cili ka drejtuar veturën nën masën...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, njëherit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, arratisjen e Enver Sekiraqës, e ka quajtur...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nicole Chulick, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.