×
  • Sport
  • Sport

    Reagon klubi i Dritës për ngjarjet e fundit, shkruan se nuk do ta largojnë Valon Zymberin

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Drita ka reaguar në rrjetet sociale për incidentet e fundit ku janë përfshirë edhe udhëheqës e klubit, ndër ta, drejtori sportiv, Valon Zymberi.

    Klubi në një reagim të gjatë ka shpjeguar se si ka ardhur deri tek ky moment, ndërsa i ka dal në mbrojtje Valon Zymberit, duke shkuar se ai do të vazhdojë të mbetet në pozitë “përderisa nuk ka shkelur statutin e kompanisë sonë”.

    Valon Zymberi me disa persona të tjerë ka sulmuar udhëheqësin e tifozërisë ‘Intelektualët’, Taulant Byqmeti.

    Zymberi dhe dy persona të tjerë janë arrestuar dhe po mbahen në mbajtje nga Policia e Kosovës.

    Më poshtë komunikata e plotë e Dritës për rastin në fjalën.

    Kryesia dhe stafi drejtues i FC Dritës pas analizimit të gjendjes së krijuar shpreh shqetësimin dhe dënimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e mërkure pas ndeshjes për Kupë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

    Në lidhje me sulmin fizik ndaj kryetarit të tifozëve, është e qartë se kjo sjellje është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër. Nuk mund të lejojmë që ndeshja e pasionuar për futboll të shndërrohet në dhunë fizike.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se situata ka shkuar në këtë drejtim për shkak të një historie të gjatë tensionesh dhe urrejtjeje të ndërsjellë midis individëve të përfshirë. Në veçanti, tensionet midis drejtorit sportiv të FC Dritës z. Valon Zymberi dhe të tifozëve “Intelektualët” kanë qenë të dukshme për një kohë të gjatë. Kjo si rezultat i personave nën hije që manipulojnë me tifozët për interesat personale. Drejtori ynë sportiv, z. Valon Zymberi, ka qenë objekt i një presioni të madh dhe urrejtjes së përsëritur nga disa individë, gjë që ka shkaktuar një klimë të ndjeshme tensioni. Ka vite që disa individë me interesa personale kanë ushtruar presion dhe kanë përdorur tifozët për të krijuar urrejtje dhe tensione ndaj kryesisë së klubit, veçanërisht drejtorit sportiv, z. Valon Zymberi. Në vend që të kontribuojnë në zhvillimin e klubit dhe në avancimin e sportit lokal, këta individë kanë zgjedhur të manipulojnë dhe të përhapin fjalë urrejtjeje, duke sjellë një klimë të papranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në sport.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Sport19 Maj 2024
    Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Bylykbashi. Më parë, i ndjeri kishte kërkuar ndihmë edhe për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson se projekti i tyre për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Lajme19 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në fillim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.