×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duke parë e duke bërë”, Deputeti i VV-së i përgjigjet Kurtit për votën rreth Kodit Civil

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka thënë se do të merret personalisht për të siguruar shumicën parlamentare rreth kësaj çështje, shkruan FrontOnline.

    ‘’Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, deklaroi Kurti nga Berlini ku po qëndron në një ngjarje të organizuar në Gjermani.

    Por, edhe paralajmërimi i tij se do të merret personalisht me këtë punë, duket se për disa deputetë të subjektit politik Vetëvendosje të cilin ai e udhëheq nuk do të ketë edhe shumë efekt.

    Para trysnisë së Kurtit rreth kësaj çështje, deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni për FrontOnline thotë se nuk mund të deklarohet pro apo kundër, pa e parë tekstin e ri rreth lejimit të bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë nëse është rishikuar ose ritrajtuar.

    ‘’Nuk mund të them asgjë pa e parë tekstin. Ka pasur një ide që të ritrajtohet, të rishikohet Kodi Civil dhe besoj që në atë formë edhe eventualisht është riproceduar dhe mund të riprocedohet, unë nuk kam deri më tani ndonjë tekst tjetër’’, thekson ai.

    Hyseni thotë se nuk ka qëndrim të prerë momentalisht, por se do të votoj “duke parë e duke bërë’’, por se është i idesë që Kuvendi i Kosovës të ketë sa më shumë ligje.

    ‘’Në të parë e në të bërë. Sepse nuk e kam tekstin e ri. Nëse ka një gjendje që është racionale sepse dëshiroj të ketë ligje të reja në legjislacion. Jemi për t’i respektuar standardet evropiane dhe vlerat tjera por edhe traditat tona’’, deklaron për FrontOnline.

    Deputeti Hyseni shpreson se në votimin e radhës Kodi Civil do të jetë i rishqyrtuar, pasi siç tha ai këtë e kishte thënë edhe kryeministri Kurti.

    ‘’Nuk mund të them tani asgjë, mund të them se kryeministri ka thënë edhe atëherë që do të ketë një formë të rishikimet dhe rishqyrtimit, dhe besoj kjo do të ndodhë. Nuk kam diçka të re deri më tani’’ përfundoj deputeti Hyseni për FrontOnline.

     

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, në një konferencë për media, tregoi se për çka kanë folur me presidenten e Kosovës Vjosa...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen...
    Të tjera
    Kronika19 Maj 2024
    Një shtetas sirian raportohet të jetë arratisur. Rasti ka ndodhur në Qendrën e mbajtjes së Azilantëve në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi sipas mendimit të tij, e meritoi fitoren ndaj Oleksandr Usyk. “Besoj se e fitova atë...
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.