×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi.

    Opozita e ka marrë si argument kredibil duke shtuar diskursin se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është e korruptuar.

    Për këto pretendime ka reaguar Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Zulfaj publikoi postoi në Facebook një raport për progresin e demokracisë në Kosovë 2014-2023, duke e vënë në pah periudhën ku lëviz Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai vendosi një paragraf të raportit ku Kosovës i referohej si “shtet i kapur”, rrjedhimisht Zulfaj shkroi përsëriti akuzat tradicionale ndaj qeverive të kaluara si të korruptuara – duke shtuar se “populli i largoi nga pushteti për kapje të shtetit’.

    Sipas, këshiltarit të Kurtit, opozita duke propaganduar po dëshiron të mbetet në garë elektorale.

    “Pasi populli i largoi nga pushteti për kapje të shtetit dhe zhytje në korrupsion, ata duan që qeveria Kurti të jetë medoemos e korruptuar ashtu që ta shohin vetën sërish në garë. Kjo është për keqardhje pasi duhet të jesh vërtetë në gjendje të mjerueshme që të urosh që qeveria të jetë e korruptuar për t’ia sheshuar garën vetës”.

    “Retorika e tyre alarmiste mbi korrupsionin në qeveri nxjerrë në pah një realitet edhe më të hidhur: ata e pranojnë se janë të korruptuar dhe shpresojnë se, nëse bëjnë shumë propagandë dhe gjuajnë baltë shumë, dikush do të mashtrohet e dikë do ta përlyejnë. Me pronto, me shpronësime, me blerje tokë 1 euro ari, me centimetrat e munguara të asfaltit, me gurthyes, me villa nëpër bjeshkët e Kosovës, me homologime, me punësime familjare, me kapje të drejtësisë, me licensa për miniera e deri te vjedhja në tenderët e përmendoreve, patën arritë që në vitin 2018 termin ‘kapje e shtetit’ ta fusnin edhe në raportin zyrtar të Parlamentit Evropian. Çirrmat vijnë nga humbja e kontrollit dhe e privilegjeve”, ka shkruar Zulfaj.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...
    Lajme18 Maj 2024
    Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, duke thënë se dikush që është i njohur për publikun,...
    Lajme18 Maj 2024
    Behgjet Pacolli nga AKR-ja thotë për “Front Online” se ky subjekt politik është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme që mbahen në...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar në përvjetorin e shtatë të vdekjes, ish-kryetarin e kësaj komune, Agim Kikaj. Në një postim...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se regjimi i Millosheviqit që ka kryer gjenocid në Kosovë ka dhunuar rreth...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.