×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Kroaci, mbërrijnë 6 avionë luftarakë `Rafale` të blerë nga Franca

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit “Rafale” që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e llojit “Rafale” që Kroacia bleu nga Franca në vitin 2012, u ulën në aeroportin “Franjo Tuxhman” në kryeqytetin Zagreb.

    6 avionët e parë nga 12 avionët luftarakë Rafale, të cilët Kroaci i ka porositur nga Franca, kanë mbërritur sot në Kroaci në një fluturim historik nga baza ushtarake pranë Bordo. Ata u sollën nga pilotët e Forcave Ajrore Kroate, të cilët ishin trajnuar për të për muaj të tërë.

    Pilotët u përshëndetën nga anëtarë të udhëheqjes kroate, duke përfshirë presidentin Zoran Milanoviq, kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryetarin e parlamentit Gordan Jandrokoviq.

    Gjashtë avionët e tjerë nga 12 avionët “Rafale” që Kroacia ka blerë, pritet të dorëzohen në vitin 2025, raporton HRT.

    Pagesa me vlerë 1.115.496.307 euro, për 12 avionët luftarakë “Rafale” që janë të gjithë të përdorur, planifikohet të përfundojë deri në vitin 2026.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Maj 2024
    Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje në Pavia të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka...
    Bota/Rajoni24 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria duhet që të guxojë dhe me...
    Bota/Rajoni24 Maj 2024
    Qeveria gjermane ka njoftuar se ka dërguar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. “Paketa përfshin 8,500 predha artilerie dhe dhjetë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Maj 2024
    Qeveria gjermane ka njoftuar se ka dërguar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. “Paketa përfshin 8,500 predha artilerie dhe dhjetë...
    Lajme24 Maj 2024
    Anëtari i kryesisë së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ilir Kërçeli, ka shkruar rreth planit rregullues për lagjen Kalabria dhe protestës...
    Lajme24 Maj 2024
    Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka përfunduar të premten teksa shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka...
    Lajme24 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas....
    Lajme24 Maj 2024
    Nëntogeri i FSK-së, Lulëzim Statovci, ishte sot në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Ali Sokoli", i cili u shpjegoi nxënësve më...
    Lajme24 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga vizita që pati gjatë ditës tek familja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Osmani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.