×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërçeli i VV-së “godet” Përparim Ramën për lagjen Kalabria

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Anëtari i kryesisë së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ilir Kërçeli, ka shkruar rreth planit rregullues për lagjen Kalabria dhe protestës së banorëve të kësaj lagje.

    Kërçeli tha se lagjja Kalabria, banor i së cilës shkroi se është edhe vet ai, ballafaqohet me kundërmimin e përditshëm nga kolektori, për të cilin tha se kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, pati premtuar se do të përfundohet në 90 ditëshin e parë të qeverisjes së tij.

    Ai tha se mungesa e hapësirave rekreative e deri tek mungesa e ngrohjes qendrore, e së fundi, sipas tij, edhe bredhja masive e minjve, për të cilët ironizoi duke thënë se “nuk ka mbetur opsion tjetër veç të lansohet ndonjë ‘platformë’ si ajo me ‘qentë endacakë’ dhe të fillohet apatimi i këtyre minjve, pasi edhe janë bërë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve të kësaj lagjeje”.

    “Debati e kundërshtimet për planin rregullues të cilin ka vite e muaj që e ka premtuar kryetari aktual, lidhen me padrejtësitë që i janë bërë qytetarëve të kësaj zone, duke ia ndërruar koeficientin e planin rregullues lagjes nga muaji në muaj. Askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient 1.8 (apo deri ne 5 kate ndërtim) diku me 2.4 koeficient (apo deri në 8 kate ndërtim) e duke përfunduar deri në koeficient 7 (deri në 15 kate ndërtim)”, shkroi Kërçeli, transmeton Klankosova.tv.

    Kërçeli akuzoi Ramën se mos vizioni, pabarazia e mungesa e vullnetit për të realizuar një plan të mirëfilltë për qytetarët e Prishtinës, e për banorët e kësaj zone, sipas tij, janë karakteristikat të cilat e përkufizojnë qeverisjen aktuale në Prishtinë.

    “Nëse qytetarët e kryeqytetit kanë besuar në prezantimin e kandidatit i cili i fitoi zgjedhjet e fundit në Prishtinë si një arkitekt profesionist e i cili do të bënte zgjidhje logjike e profesionale, nuk do duhej të shpërbleheshin kontraktorë të ndryshëm me kontrata milionëshe për arkitektin e kryeqytetit për të cilin do të shpenzohen 12 milionë euro, e miliona euro vetëm për konsulencë se si do duhet të rekrutohet ky arkitekt. A nuk e zgjodhën qytetarët arkitektin Përparim Rama?”

    “Kjo qeverisje nëse asgjë nuk do të mund të bënte më mirë, do të mjaftonte të merrte si model lagjet e vjetra si Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit e lagje të tjera të cilat kanë dëshmuar se janë lagje të cilat përmbushin kërkesat e qytetarëve”, shkroi Kërçeli.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.