×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania akuzon gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-K për planifikim të sulmeve terroriste

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik Korasan (IS-K), tha Zyra e Prokurorit Federal më 24 prill.

    Të dyshuarit, të identifikuar si shtetasit taxhikë, Mukhammadshujo A., Nuriddin K., Shamshud N., Said S., Raboni Z., dhe shtetasi kirgiz Abrorjon K., ndër të tjera akuzohen për themelimin e një organizate terroriste.

    Sipas prokurorëve federalë, të akuzuarit synonin të kryenin sulme të profilit të lartë në Gjermani dhe në Evropën Perëndimore, por ata nuk kishin një plan konkret kur ndërhyn forcat e sigurisë.

    Të dyshuarit, të cilët u arrestuan korrikun e vitit të kaluar, kishin qenë në kontakt me IS-K, që është një degë e Shtetit Islamik në Afganistan. Grupi IS-K kishte marrë përgjegjësinë për sulmin masiv në Moskë muajin e kaluar, kur u vranë të paktën 137 persona.

    Sipas hetuesve, të dyshuarit kishin shkuar në Gjermani përmes Ukrainës, pasi shpërtheu lufta atje, në pranverën e vitit 2022, dhe formuan celula terroriste së bashku me një anëtar tjetër nga Holanda.

    Prokurorët gjermanë thanë se të akuzuarit vazhdimisht diskutonin për qëllimet e tyre dhe vëzhgonin vendet e mundshme për kryerjen e sulmeve. /REL/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 40 janë plagosur pasi një sulm rus goditi një dyqan të madh harduerësh në Kharkiv,...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Të paktën gjashtë foshnje të porsalindura vdiqën në një zjarr në një spital fëmijësh në kryeqytetin indian të Nju Delhi të shtunën,...
    Bota/Rajoni25 Maj 2024
    Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv. Ngjarja...
    Të tjera
    Vip26 Maj 2024
    Heidi ishte banorja e dytë që la shtëpinë në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP 3, e cila ishte në...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja dhe personazhi i njohur i ekranit Heidi Baci ka dalë nga gara e Big Brother VIP Albania, pas një rrugëtimi të...
    Vip25 Maj 2024
    Surprizë e veçantë për Julian Dedën në natën finale të Big Brother VIP3. Finalisti është suprizuar nga familjarët dhe miqtë e tij...
    Vip25 Maj 2024
    Siç u bë e ditur më pare gjatë spektaklit, banorët janë ndarë në çifte për një përballje të drejtpërdrejtë. Konfrontimi mes tyre...
    Vip25 Maj 2024
    Një surprizë e veçantë i është bërë Heidit nga ‘Vëllai i Madh’. Ajo ka takuar babin e saj me të cilin janë...
    Lajme25 Maj 2024
    Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës.  në raportin e tyre thuhet se popullsia në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.