×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Pjesëmarrja e grave heroina në KS të OKB-së simbolikë e mirë, Serbia prodhon drama

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Serbia prodhon drama dhe secili e di krimin që ka ndodhur në Kosovë.

    Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Çitaku ka theksuar se ishte një simbolikë e mirë dhe domethënëse pjesëmarrja e grave të fuqishme, heroinave të Kosovës në atë seancë.

    “Serbia aty gjithmonë prodhon drama. Nuk është e parëndomtë, mund të hyni në arkivin e Kombeve të Bashkuara ku mund të shihni shfaqjeje të njëjta nga pala e Serbisë të cilët me insistim deklarojnë që ata janë viktima, që ka pasur një komplot të madh në mes Kosovës dhe perëndimit për ta goditur Rusinë në ndërkohë secili në atë tavolinë e din mirë se cila është e vërteta. Sa herë që të ketë mundësi duhet të thuhet e vërteta sigurisht që ishte një simbolikë e mirë dhe domethënëse pjesëmarrja e grave të fuqishme, heroinave të Kosovës në atë seancë sikurse ka qenë jorealiste të pritet që Serbia do të kërkojë falje sepse ata vazhdojnë të besojnë në gënjeshtrat që i kanë ndërtuar vetë”, tha ajo.

    “Janë të sikletshme sigurisht sepse pala tjetër janë shumë të padisiplinuar. Ndonjëherë krijohen situata sureale sepse secili e di aty se çfarë ka ndodhur në Kosovë, kush e ka shkaktuar luftën, kush ka kryer krime… edhe Rusia e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Mundohen ta shfrytëzojnë çështjen e Kosovës për politikat e tyre destruktive për kontinentin evropiane dhe më gjerë. Presidentja ka bërë shumë mirë që i ka marrë edh heroinat tona në sallë aty. E kam parasysh se mund të ketë qenë një kokëçarje e madhe protokollare, sepse lejohen vetëm delegacionet zyrtare por siç mësuam pas katër zonjat ishin nën protokoll si pjesë e delegacionit zyrtar të Kosovës”.

    Çitaku vlerëson se pala ruse synon ta plasojë si një problem të papërfunduar, si një çështje të hapur.

    “Duhet pasur të qartë që arsyeja e vetme që Kosova vazhdon të ketë seanca është insistimi i Rusisë. Institucionet e Kosovës por edhe aleatët tanë kanë kërkuar që të reduktohet frekuenca e raportimit dhe të ulet niveli i përfaq1ësimit. Konsideroj që një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur bashkë me aleatët ka qenë reduktimi i frekuencës së raportimit, nga 4 seanca në vit në 2 seanca në vit. E mira do të ishte që ato seanca të eliminohen në plotni ashtu edhe sikurse kërkojnë edhe aleatët tanë sepse Rezoluta 124 e ka tejkaluar vetveten, Kosova është shtet sovran ndërkohë në atë format jemi të pabarabartë”, shtoi ajo.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u bë sebepi që në Parkun e Qytetit të kësaj komune, të zbulohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës. Në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.