×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Profesori amerikan, Edward Joseph përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA ka thënë se Osmani ishte tërësisht e përgatitur.

    “Surpriza më e madhe nga përballja e Këshillit të Sigurit të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoz dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në “X”.

     

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq patën një përballje mbrëmë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas një periudhe tensionesh ndërmjet dy vendeve dhe një ditë pas bojkotimit të procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që duhej t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja.

    Presidentja Osmani në këtë seancë të Këshillit të Sigurimit, ku të pranishme ishin edhe katër heroinat kosovare Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Taihri e përballi Vuçiqin me krimet e luftës të kryera në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Osmani para presidentit serb Alekandar Vuçiq ka treguar se Krasniqi ishte vetëm 16-vjeçare kur u dhuna nga forcat e Sllobodan Millosheviqit.

    “Sot me mua është edhe Vasfije Krasniqi Goodman, e cila ishte vetëm 16-vjeçare kur u dhunua jo vetëm një herë, por dy herë, nga forcat e Millosheviqit. Ata donin ta shkatërronin dhe t’ia vrisnin shpresën. Për këtë arsye ata pamëshirshëm zgjodhën një prej mjeteve më të rënda të luftës – dhunimin. “Do të vuash më shumë nëse të lëmë të gjallë”, i thanë ata asaj, teksa u lutej që ta vrisnin.

    Ani pse ka jetuar në horror, Vasvija lulëzoi për të nisur me vrull misionin e saj për të rritur ndërgjegjësimin globalisht për krimin brutal të dhunës seksuale në luftë dhe për t’u bërë e dërguara ime speciale mbi dhunën seksuale gjatë luftës. Sot, ajo punon ngushtë me partnerët në Ukrainë, Lindje të Mesme, kontinentin afrikan dhe gjetkë, duke ndarë ekspertizën e saj mbi qasjet më të përshtatshme për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo është e përkushtuar që të jetë afër të mbijetuarve në mbarë botën dhe është shndërruar në zërin e tyre derisa të vijë koha që ata të flasin vetë. Në këtë mision fisnik, asaj i bashkohet edhe Shyretja jonë”, tha ndër të tjera presidentja Osmani.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2024
    Pas plagosjes së trefishtë pak orë më parë, një tjetër rast tronditës ka ndodhur në Pejë. Një 8-vjeçar dyshohet të ketë rënë...
    Lajme22 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet....
    Lajme22 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin republikan Mike Turner. Gjatë takimit me të, Gërvalla ka diskutuar për...
    Të tjera
    Sport22 Maj 2024
    Atalanta e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Bayer Leverkusenit në finalen e Ligës së Evropës. Pas vetëm 12 minutash lojë,...
    Lajme22 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Vushtrrisë. Ai përmendi një prej tyre, Bukurinë, për të cilën...
    Sport22 Maj 2024
    Atalanta ka kaluar në epërsi ndaj Bayer Leverkusenit në finalen e Ligës së Evropës. Ndeshja nisi furishëm, pasi vetëm 12 minuta kaluan...
    Lajme22 Maj 2024
    Sonte rreth orës 19:40 janë plagosur dy persona në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njëri është plagosur me armë zjarri dhe tjetri me...
    Lajme22 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se për stadiumin e qytetit kanë qenë tri oferta dhe se ka pasur...
    Lajme22 Maj 2024
    Kosova, Polonia dhe Izraeli renditen në mesin e tifozëve më të mëdhenj të Amerikës, kanë treguar disa të dhëna të përpiluara nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.