×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gallup”: Kosova e para në mesin e tri vendeve në botë që e duan më së shumti Amerikën

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Kosova, Polonia dhe Izraeli renditen në mesin e tifozëve më të mëdhenj të Amerikës, kanë treguar disa të dhëna të përpiluara nga “Gallup”.

    Të dhënat vijnë nga një seri sondazhesh të kryera nga kompania e specializuar në anketa në më shumë se 130 vende, duke krahasuar vlerësimet e miratimit të lidershipit në ShBA, Kinë, Gjermani dhe Rusi. Kjo anketë vjen mes tensioneve të rritura midis ShBA-së dhe Kinës, si dhe luftës në Lindjen e Mesme dhe Ukrainës.

    “Gallup” llogariti miratimin neto të lidershipit duke përdorur diferencën midis përqindjes që miraton dhe përqindjes që nuk e miraton udhëheqjen e një vendi për të kapur ndjenjën e përgjithshme që një popullatë ka për performancën e punës së një lideri global.

    Përqindja më e madhe neto e miratimit të Shteteve të Bashkuara ishte në Kosovë. Qytetarët e kombit të Evropës Juglindore e shohin ShBA-në me +78, ka raportuar “Newsweek”.

    Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli tha për “Newsweek”: “Përgjatë administratave të njëpasnjëshme, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur mbështetjen e palëkundur për ne, duke njohur aspiratat tona për zhvillim dhe integrim në komunitetin euroatlantik si një vend i lirë dhe i pavarur”.

    “Por, më e rëndësishmja, përtej lidhjeve diplomatike, marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është po aq e thellë”.

    “Kjo marrëdhënie lulëzon mbi një besim të përbashkët në vlerat demokratike. Populli i Kosovës i shikon Shtetet e Bashkuara si një fener të lirisë dhe demokracisë, duke nxitur një dashuri për Amerikën dhe popullin e saj që kapërcen brezat”.

    Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, tha për “Newsweek”: “Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur popullin e Kosovës në avancimin e shtetit të tyre sovran, multietnik dhe demokratik”.

    “Çfarë ka arritur populli kosovar në 25 vitet pas spastrimit brutal etnik të regjimi i Millosheviqit dhe në 16 vitet që nga pavarësia e plotë, nuk është asgjë më pak e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

    Izraeli dhe Polonia ishin të dytët dhe të tretët për si tifozët më të mëdhenj të ShBA-së, me një rezultat përkatësisht +66 dhe +59.

    Nga ana tjetër, Rusia dhe Irani ishin vendet me miratimin më të ulët të ShBA-së, përkatësisht me -82 dhe -73.

    Të dhënat e “Gallup” duket se tregojnë se ShBA-ja ka një avantazh veçanërisht të fortë në miratim kur një demokrat ulet në Shtëpinë e Bardhë.

    Në vitin 2016, viti i fundit i Presidentit Barack Obama në detyrë, një kombinim prej 50 për qind e e vendeve të analizuara ishin të rreshtuara me ShBA-në deri në një farë mase (të kategorizuara nga “Gallup” si fort, dobët ose thjesht të rreshtuar).

    Deri në vitin 2017, kur Presidenti Donald Trump ishte ulur në Zyrën Ovale, vetëm 14 për qind e vendeve e konsideruan veten të rreshtuar me ShBA-në pas rezultateve zgjedhore të një viti më parë.

    Ky numër u rikthye pasi presidenti aktual Joe Biden mori detyrën dhe që nga viti 2023 miratimi pothuajse është kthyer në nivelet e vitit 2016, me 48 për qind të vendeve të rreshtuara pozitivisht.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    olicia e Kosovës, ka demantuar shkrimet tendencioze dhe të pavërteta të publikuara në disa mediume kryesisht serbe, të cilat i referohen zyrës...
    Lajme15 Qershor 2024
    Analisti serb, Dushan Janiç, ka folur në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për...
    Lajme15 Qershor 2024
    Vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës, ushtarët britanikë zbuluan disa dhoma torturash që ishin shfrytëzuar nga paramilitarët serb. Së bashku me...
    Të tjera
    Lajme15 Qershor 2024
    Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024, e vlefshme për grupin B. Në...
    Lajme15 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur objektiva ushtarake...
    Lajme15 Qershor 2024
    Drejtuesit e vendeve të G7 përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimin më të fortë të bërë deri më tani Kinës,...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz...
    Lajme15 Qershor 2024
    Zona që gjendet në afërsi të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, 50 metra afër zonës administrative me Serbinë, e që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.