×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri ngre dyshime për ndërhyrje në dosjen e Stadiumit të Gjilanit: Janë fikur kamerat që funksionojnë 24/7

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se për stadiumin e qytetit kanë qenë tri oferta dhe se ka pasur ndërhyrje në aplikacion, që sipas tij, duhet të hetohen.

    Ai tha se në zyrën ku është punuar, kamerat nuk kanë funksionuar, ndërsa sipas tij, tek Zyra e Prokurimit në Komunën e Gjilanit ka një program të veçantë, me kode ku rregullohet e drejta e qasjes, e drejta e hyrjes dhe e drejta e kontrollit mbi dokumentacion.

    “Ndërsa 24/7 përcillet me kamera, në mënyrë që të mos ketë mundësi të hyjë askush. Atje kamerat janë fikur, ka pasur ndërhyrje në dosje dhe ende nuk është përcaktuar kontrata. Ka kaluar një muaj që nuk është bërë shpallja dhe tani legjenda urbane thotë se po pritet të certifikohet një zyrtar i decertifikuar, i cili nuk e ka kaluar provimin e certifikimit, edhe pse ka pasur certifikatë”.

    “Tash, decertifikimi i një zyrtari, të certifikohet me certifikatë të re, pritja sepse asnjë zyrtar i prokurimit nuk nënshkruan programe të tilla që nuk kanë bazë ligjore, ky është problemi. Prej 11 zyrtarëve që kanë dhe munden me marrë autorizime për nënshkrim, nuk nënshkruhet kontrata, stadiumi mbahet peng duke e pritur një zyrtar a certifikohet a jo, a e kalon provimin apo jo në fund të muajit maj”, tha Haziri.

    Ai paralajmëroi se LDK-ja në Gjilan do t’i drejtohet organeve kompetente në lidhje me këtë ngjarje, ku sipas tij, është keqpërdorim i drejtpërdrejtë me detyrë.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    olicia e Kosovës, ka demantuar shkrimet tendencioze dhe të pavërteta të publikuara në disa mediume kryesisht serbe, të cilat i referohen zyrës...
    Lajme15 Qershor 2024
    Analisti serb, Dushan Janiç, ka folur në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për...
    Lajme15 Qershor 2024
    Vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës, ushtarët britanikë zbuluan disa dhoma torturash që ishin shfrytëzuar nga paramilitarët serb. Së bashku me...
    Të tjera
    Lajme15 Qershor 2024
    Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024, e vlefshme për grupin B. Në...
    Lajme15 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur objektiva ushtarake...
    Lajme15 Qershor 2024
    Drejtuesit e vendeve të G7 përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimin më të fortë të bërë deri më tani Kinës,...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz...
    Lajme15 Qershor 2024
    Zona që gjendet në afërsi të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, 50 metra afër zonës administrative me Serbinë, e që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.