Një aksident i rënd ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan, mes një kamioni dhe një veture, i cili ka përfunduar me fatalitet.
Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodh pasi shoferi i një kamioni nuk e ka respektuar shenjën stop, dhe e ka goditur veturën tjetër.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se shoferi i dyshuar është arrestuar, dhe ndaluar pë 48 orë.