×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Përgjegjësitë që i kemi në shtet kanë rrënjë tek gjaku i dëshmorëve

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plagët e krimeve serbe vazhdojnë të kullojnë, pasi urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me drejtësinë. Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri pas homazheve të sotme në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Dyz të Podujevës, në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbe.

    “Forcat e Serbisë këtu në trevat e Llapit e Gollakut, në Dyz e Koliq, kanë vrarë gjithsej mbi 200 të paarmatosur e të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Gjithashtu, sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet dhe për këto plagë të hapura që vazhdojnë të kullojnë, meqenëse edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me drejtësinë”, ka thënë Kurti.

    Ai tutje tha se në Dyz janë 36 varre, por gjithsej janë mbi 200 nga kjo trevë, sepse para 25 vjetëve banorët e këtyre trevave përpiqeshin që të gjenin rrugën e shpëtimit në fshatra si Makovc, Llukar, Grashticë, Dyz e Koliq, por ata ishin  të ndjekur prej forcave të cilat nuk kanë pasur dilema mbi vrasjen e shqiptarëve.

    “Të vetmet dilema i kanë pasur si t’i zhdukin gjurmët e krimit e kufomat dhe në këtë mënyrë të mos merrej vesh ai krim. Por, e vërteta dihet, e vërteta e plotë ndodhet në arkivat e ushtrisë e të policisë në Beograd”, ka shtuar Kurti.

    Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë që të veprojnë me përkushtim për të ngritur aktakuza dhe për të gjykuar këto krime.

    “Neve na nevojitet drejtësia dhe për këtë i bëj thirrje edhe një herë prokurorisë e gjyqësorit që të bëjnë gjithçka munden e dinë, të intervistojnë të gjithë dëshmitarët, të grumbullojnë evidencat, materialet dhe të fillohet me aktakuza, me gjykime e me dënime në mungesë për të vrarët në këtë rajon. Ne, nuk duhet të harrojmë se edhe lirinë që e gëzojmë por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe tek emrat e tyre që nuk harrohen sepse i përkasin historisë së popullit tonë“, ka theksuar Kurti.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2024
    Kërkesa e fundit e vendeve perëndimore që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për draft-statutin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme15 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila...
    Lajme15 Maj 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherit deputete e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se për anëtarësimin në KiE ka humbur...
    Të tjera
    Sport15 Maj 2024
    Emri i Leny Yoros është dëgjuar edhe një herë me zë të lartë rreth Real Madridit, falë ndërhyrjes së përfaqësuesit me ndikim...
    Lajme15 Maj 2024
    Hisen Berisha nga PDK-ja thotë për “Front Online” se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është shanc i humbur. Berisha...
    Lajme15 Maj 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, tha se veprimi i Ramës, për hapjen e turit me diasporën, në Greqi, ishte ai i duhuri....
    Lajme15 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi thotë për “Front Online” se Kosova meriton të jetë pjesë e KiE....
    Lajme15 Maj 2024
    Vendet aleate po kërkojnë dërgimin e draft-Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Javën e kaluar, kryeministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.