×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e bashkëshortes së Gjakovës para Policisë: Nuk ndihem e kërcënuar nga Akili

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të cilën janë në proces divorci, nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk është recidivist i asnjë vepre penale. Nga dosja e të kaluarës së tij demantohet ajo që u raportua të mërkurën në media, e po ashtu edhe pjesë nga deklarata e gruas së tij. Gruaja e Gjakovës ka deklaruar ndër të tjera se nuk ndihet e rrezikuar nga ai.

    Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, ajo thotë se “Jo, nuk ndihem e kërcënuar sepse nga korriku i vitit 2023 nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, vetëm psiqike.”

    Po ashtu, ajo ka deklaruar se “Për dhunë fizike nuk kam pranuar tretman mjekësor, mirëpo kam qenë të psikologu dy herë sepse kam qenë në gjendje të rëndua.” Ndërsa ka shtuar se “Dhuna fizike dhe lëndimet që m’i ka shkaktuar kanë qenë vitin e kaluar, në vitin 2023” – duke iu referuar pamjeve të publikuara.

    Ndryshe, sipas dosjes që posedon Sinjali, rezulton se Akil Gjakova ka vetëm kundërvajtje trafiku dhe nuk ka asnjë rast qoftë për veprën penale dhunë në familje apo ndonjë vepër tjetër.

    Në media dje u raportua se Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj xhudistit, ku mes tjerash thuhej se “Akil Gjakova është recidivist, dhe se ai e ka gënjyer Policinë dhe se ai mund të arratiset.”/EkonomiaOnline/

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2024
    Kërkesa e fundit e vendeve perëndimore që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për draft-statutin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme15 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila...
    Lajme15 Maj 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherit deputete e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se për anëtarësimin në KiE ka humbur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, tha se veprimi i Ramës, për hapjen e turit me diasporën, në Greqi, ishte ai i duhuri....
    Lajme15 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi thotë për “Front Online” se Kosova meriton të jetë pjesë e KiE....
    Lajme15 Maj 2024
    Vendet aleate po kërkojnë dërgimin e draft-Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Javën e kaluar, kryeministri...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico. Në videon e publikuar nga NEXTA...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është thellësisht i tronditur nga sulmi që u bë ndaj kryeministri sllovak, Robert Fico. “Dhuna...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Shtëpia e Bardhë në Uashington ka njoftuar se 1 miliard dollarë armatim planifikon t`i dërgojë mbështetje për Izraelin. Paketa e cila kërkon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.