×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mjekët që vizituan spitalin e Gazës, të alarmuar me gjendjen e fëmijëve

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i fëmijëve të plagosur palestinezë, që vazhdonin të vinin në spital.

    Personeli i spitalit ishte i stërlodhur nga numri i lartë i viktimave të bombardimeve izraelite që dërgoheshin aty.

    Pediatrja e kujdesit intensiv nga Jordania, Tanya Haj-Hassan është e tronditur nga rastet që kishte parë vetëm gjatë 10 orëve të qëndrimit në spitalin Martirët e al-Aksës në qytetin Deir al-Balah të Rripit të Gazës.

    “Është një katastrofë. Ka aq shumë të lënduar. Është dëmtuar rëndë kapaciteti jo vetëm i këtij spitali, por i tërë sistemit shëndetësor, që është goditur dhe rrënuar për muaj të tërë. Këtyre u shtohet edhe përhapja e sëmundjeve ngjitëse, të kequshqyerit dhe përkeqësimi i përgjithshëm i shëndetit të njerëzve, sidomos i atyre me sëmundje kronike… Qartazi kemi të bëjmë me një sistem që nuk po ia del dot,” thotë ajo.

    Pediatrja Haj-Hassan është pjesë e ekipi të shtatë mjekëve që po punojnë në këtë spital që nga mesi i muajit mars, me nismën e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit dhe organizatës Ndihma Mjekësore për Palestinezët.

    Vizita dyjavore u ka dhënë atyre mundësinë të shohin nga afër gjendjen e sektorit shëndetësor në Gazë pas ofensivës së Izraelit në këtë territor.

    “Njerëzit janë lodhur. Ekipi ynë punoi aty pesë ditë dhe u dërrmuam. Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se si po e përballon ekipi i Gazës që është në këto kushte prej 162 ditësh, duke e bërë këtë punë pa reshtur dhe pa burime,” thotë pediartja Haj-Hassan.

    Afro 10 nga 36 spitalet e Gazës funksionojnë pjesërisht. Pjesa tjetër janë plotësisht jashtë funksionit – disa prej tyre kanë mbetur pa karburant, apo ilaçet, u rrethuan apo u bastisën nga forcat izraelite, apo u dëmtuan gjatë bombardimeve.

    Pjesa tjetër e spitaleve, përfshirë spitalin Martirët e al-Aksës, detyrohen të pranojnë një lumë pacientësh përkundër vështirësive me pajisje të kufizuara dhe ekipe mjekësore të dërrmuara.

    Një ekip i ngjashëm qëndroi në këtë spital gjatë muajit janar.

    Por kësaj here, për shkak të sulmeve të shtuara të Izraelit në këtë pjesë të Gazës, ishte shumë rrezik që ky ekip të qëndronte në një bujtinë afër. Ata u detyruan të qëndrojnë në spital, duke parë çdo ditë, për 24 orë rresht, përshkallëzimin e luftimeve gjatë dy javëve.

    “Pacientët janë të shtrirë nëpër korridore. Nuk po gjejmë vend për pacientë. Ata janë nëpër korridore, të shtrirë nëpër dyshekë apo batanije të vendosura në tokë, apo shtretër pa asgjë në ta. Po vuajnë shumë,” thotë infermieri Mustafa Abu-Qassim nga Jordania.

    Zakonisht, spitali Martirët e Al-Aksës ka një kapacitet prej 160 shtretërish, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por tani po ballafaqohet me 800 pacientë, sipas zyrtarëve të spitalit.

    Në kushte normale, ekipi i spitalit ka 120 punonjës, por shumë prej tyre më nuk mund të shkojnë në punë, duke lënë spitalin në duar të një ekipi të ngushtë mjekësh dhe infermierësh përballë këtij numri të madh pacientësh.

    “Shumica kanë humbur fëmijët, bashkëshortët e prindërit e tyre. Por përkundër kësaj, ata po vazhdojnë punën e tyre. Kjo tregon trysninë psikologjike me të cilën po përballen,” thotë infermieri Abu-Qassim.

    Mjekët po ushqehen minimalisht me ushqim konservash. Shumë prej tyre i marrin fëmijët me vete në spital për t’i patur afër, sipas infermierit Abu-Qassim.

    Deri më tani, bombardimet izraelite në Gazë kanë shkaktuar vdekjen e rreth 32 mijë palestinezëve dhe plagosjen e afro 75 mijë prej tyre në një territor me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës të drejtuar nga Hamasi.

    Ofensiva e Izraelit u bë si reagim ndaj sulmit të Hamasit në vendbanimet jugore izraelite më 7 tetor, gjatë të cilit militantët e grupit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur terrorist, vranë 1,200 izraelitë dhe rrëmbyen 250 pengje, prej të cilëve rreth 100 vazhdojnë të mbahen në Gazë.

    Që nga fillimi i luftës, Izraeli pothuajse ndërpreu futjen e ushqimit, karburanteve dhe ilaçeve në Gazë.

    Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Izraelit të lejojë futjen e ndihmave humanitare në këtë territor./VOA

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Seanca parlamentare për inaugurimin e fitueses së zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, u caktua për të dielën, 12 maj...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë....
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që ka ndikim të vërtetë mbi Izraelin. E megjithatë, gjatë gjithë luftës në Gaza, Izraeli...
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut. Osmani mes tjerash potencoi se...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot bëhen 26 vite nga beteja e Llapushnikut. Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kjo betejë ishte ndër më të...
    Vip09 Maj 2024
    Kris Jenner zbuloi se mjekët e saj gjetën një kist dhe një tumor në trailerin e ri të sezonit të ri të...
    Lajme09 Maj 2024
    Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë janë përballur me probleme në shërbimin telefonik të valës. Zëdhënësi i Telekomit , Fadil Lepaja thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.