×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Sot bëhen 26 vite nga beteja e Llapushnikut.

    Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kjo betejë ishte ndër më të rëndësishmet të UÇK-së. Kjo pasi sipas tij ajo kishte karakter strategjik në shumë drejtime.
    “Kjo betejë ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së, sepse kishte karakter strategjik në shumë drejtime.

    Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës duke ju ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë.

    Poashtu, kjo betejë ndërpreu lëvizjen e serbëve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin. Madje, Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në rrafshin diplomatik.

    Në këtë përvjetor kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dhe dëshmorët tjerë të grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë. Kujtojmë poashtu, me plotë krenari edhe Fehmiun, Xheven, Gani Elshanin etj.

    Respekt kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së. Mirënjohje kontributit të secilit banor të Llapushnikut dhe zonës përreth.

    Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Përjetësisht krenar me të ndritshmën, UÇK”, shkroi Limaj.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku...
    Lajme20 Maj 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline thotë se do ta vlerësonte qeverisjen e Albin Kurit me notë shtatë dhe se kreditin pozitiv...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia në Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” ka sekuestruar: 19 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjakovë. Por, zëvendësministri...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për vdekjen e presidentit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.