×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).

    Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe – 775 milionë orë – mbeti pa u paguar.

    Ministria e Punës e Gjermanisë tha se, mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

    Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl – ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

    “Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet”, tha Ferschl, raporton DPA.

    Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

    Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./REL

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë në Malin e Zi, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Pas më shumë se 10 orësh kërkime, nga Irani mbërriti informacioni se u gjet helikopteri me presidentin Ebrahim Raisi, por që nuk...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka shpallur ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter. “Unë...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “një obligim i qartë ligjor për Kosovën”, kështu tha zëdhënësi për Punë të...
    Front TV20 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas reshjeve të shiut të cilat filluan në orët e hershme të së hënës, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Pas më shumë se 10 orësh kërkime, nga Irani mbërriti informacioni se u gjet helikopteri me presidentin Ebrahim Raisi, por që nuk...
    Sport20 Maj 2024
    Real Madridi po i afrohet çdo ditë e më shumë zytarizimit të Kylian Mbappes si lojtari i tyre më i ri pas...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.