×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK rekomandon suspendimin e policit që dyshohet se kontrabandoi mall mbi 4 mijë euro

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i dyshuar për kontrabandë me mallra. Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të një udhëheqësi të ndërrimit të policisë kufitare.

    IPK thotë se dy ditë më parë hetuesit kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës për një rast të dyshuar për kontrabandë të mallit ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor.

    Zyrtari policor dyshohet se ka kontrabanduar mall në vlerë prej mbi 4 mijë euro duke vozitur veturë zyrtare.

    “Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, hetuesit e IPK-së kanë gjetur se zyrtari policor (me detyrë në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë) ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet) duke vozitur dhe përdorur një veturë private. Hetuesit e IPK-së kanë intervistuar disa dëshmitarë dhe të dyshuarin (zyrtarin policor) dhe në konsultim me Prokurorinë kane iniciuar rastin “Kontrabandim me mallra”.”

    Ndërkaq, është rekomanduar edhe suspendimi i udhëheqësit të ndërrimit në pikën kufitare Qafë Prush kur dyshohet se është kryer vepra penale.

    “Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast si dhe rekomandimin për suspendim edhe të udhëheqësit të ndërrimit në pikën kufitare Qafë Prushi në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale.”

    “IPK falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e treguar dhe angazhimin e përbashkët drejt fuqizimit të integritetit policor. IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për...
    Lajme10 Maj 2024
    Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila vlerësohet si një...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar, në rrugën...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për televizionin T7 kanë thënë se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e...
    Lajme10 Maj 2024
    Tre persona janë arrestuar në Gjilan pasi që të njëjtit kanë kryer vjedhje në një shtëpi atje. Policia njofton se të dyshuarit...
    Lajme10 Maj 2024
    25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të policisë, plani operativ “Motoçiklistër kundërvajtës” u realizua më 8 maj. “Nё...
    Lajme10 Maj 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.