×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024.

    Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.

    Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare, me pjesëmarrje prej 64.4 %, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 % dhe bankat me 15.9 %.

    Sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-ës.

    Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

    Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.

    • 87.90 milionë euro, vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024
    • 174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave
    • 64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve
    • 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve
    • 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
    • 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar
    • 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar
    • 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë

     

    • BQK

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline konsideron se Dita Evropës nuk...
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni të Veriut, Fatmir Bytyqi, ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline thotë se masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës, janë të padrejta...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar mbi 95 % të votave, sipas të cilave partia fituese VMRO-DPMNE ka marrë 43.14 % ose 414...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë...
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 90 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare. Prej tyre partia që më shumë ka...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Presidenti aktual i vendit Stevo Pendarovski e pranoi humbjen dhe i përgëzoi fituesit. Ai përmendi gjithashtu se ndërgjegjja e atyre që nuk...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini ka thënë se spitalet e mbetura funksionale dhe pompat e ujit nuk do të mund të funksionojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.