×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: “Bayraktarët” çdo ditë fluturojnë në qiellin e Kosovës

    FrontOnline
    27 Mars 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria.

    Në një intervistë për Klan Kosova, ai tregoi ekskluzivisht se blerja e këtij sistemi nuk është pjesë e buxhetit prej 70 milionë euro që ka kjo ministri për armatim.

    Pyetje: Ato mbi 70 milionë euro, nuk preken nga buxheti i Ministrisë?

    Maqedonci: Jo. Qeveria ka ndarë mjete shtesë.

    Tutje, ministri ka treguar se Republika e Kosovës po negocion edhe blerje sistemesh tjera anti-tank, por jo suedezen Carl Gustaf, e përfolur së fundmi.

    Ai tha se edhe helikopterët janë të planifikuar, ndërsa theksoi se faza e blerjes së tyre do të jetë nga 2025-2028.

    Ndërkaq, për dronët Bayraktarë, të cilët ende nuk janë ekspozuar për publikun, ministri tha se ushtria po i lëshon çdo ditë për monitorim.

    “Dronët Bayraktar testohen çdo ditë, me ta ushtrohet në baza të rregullta, janë për çdo ditë në qiellin e Kosovës në pjesën perëndimore ku po bëhen testime, normalisht që në aspektin luftarak nuk po përdoren se nuk është nevoja”, tha ai në këtë intervistë.

    Ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të respektohet zotimi i vitit 2013 që të mos përfshihet FSK-ja në operacione në katër komunat veriore pa miratim paraprak me KFOR-in.

    Në këtë intervistë, ministri i FSK-së tha se edhe nëse hiqet ky zotim në të ardhmen, nuk do të thotë se FSK-ja do të zbarkojë në veri të vendit.

    “Në vazhdimësi jemi të përkushtuar që në këtë aspekt të mos befasojmë askënd, të koordinohemi me KFOR-in dhe NATO-n. Nëse nevojitet mbështetja jonë, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë atë mbështetje për çfarëdo operacioni. Kjo do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për të mundësuar këtë, edhe pse, edhe nëse ky zotim hiqet, nuk do të thotë se FSK-ja do të zbarkojë në veri të vendit. Ne mund të mos kemi nevojë operacionale për të qenë në veri të vendit. Ne nuk kemi baza në Kaçanik e në pjesë tjera të vendit”, tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

    Gjatë kësaj interviste, Maqedonci ka folur edhe për efektet e sulmit të Banjskës, për planin e ri për mbrojtje kolektive, si dhe për shumë detaje tjera.

     

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka akuzuar kryeministrin Kurtin se ka ulë pazarin dhe me Asociacion po kushtëzohet për Këshillin e Evropës....
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqiptarë. Ata vijnë nga koalicionet Fronti Europian, VLEN...
    Sport09 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani tani është shkëputur dhe duhet të gabojë në dy...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Një dron ukrainas me rreze të gjatë goditi rafinerinë e Gazprom, Neftekhim Salavat në Bashkortostan. Droni goditi një njësi të derivateve të...
    Sport09 Maj 2024
    Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ndodhet në listën e ngushtë për ta fituar për të nëntën herë Topin e Artë. Edhe pse po...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Misionet e përbashkëta monitoruese të OSBE/ODIHR-it si dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.