×
  • Sport
  • Sport

    Publikohen kandidatët për Topin e Artë, Messi përsëri në listë

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ndodhet në listën e ngushtë për ta fituar për të nëntën herë Topin e Artë.

    Edhe pse po luan në Amerikë, ylli i Inter Miamit ndodhet në listën e kandidatëve për ta fituar Topin e Artë.

    “OddsChecker” ka bërë publike listën e top 10 lojtarëve që po synojnë ta fitojnë trofeun indvidual më të rëndësishëm në botë, ku çuditërisht ndodhet edhe emri i argjentinasit.

    Tetë herë fituesi i Topit të Artë renditet edhe para yllit të Manchester Cityt Erling Haaland, duke qenë momentalisht kandidati i nëntë për këtë trofe.

    Jude Bellingham shihet si favorit i padiskutueshëm deri më tani, ku pas tij renditet bashkëlojtar brazilian Vinicius Junior.

    Rolin më të rëndësishëm për këtë trofe do ta luajë Kampionati Evropian “Euro 2024”, ndërsa pas tij është Liga e Kampionëve, me Real Madridin që ka mbërritur deri në finale.

    Në rast që Reali e fiton këtë kompeticion, atëherë më gjasë fituesi do të jetë ndërmjet Bellingham dhe Vinicius. Mbappe në anën tjetër mund të kthehet fuqishëm në garë nëse Franca e merr Evropianin.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Akil Gjakova është mposhtur nga Hidayat Heydarov në Kampionatin Botëror të Xhudos në Abu Dhabi. Gjakova, që po garaonte në kategorinë deri...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Sport20 Maj 2024
    Real Madridi po i afrohet çdo ditë e më shumë zytarizimit të Kylian Mbappes si lojtari i tyre më i ri pas...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia në Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” ka sekuestruar: 19 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjakovë. Por, zëvendësministri...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për vdekjen e presidentit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.