×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Vala me humbje, MTS-i me fitim/Rreth 2 milionë € fitime të pastra në vit të Telekomit të Serbisë në Kosovë

    Lavdim Hamidi
    03 Janar 2024

    Rreth 8 milionë € është qarkullimi vjetor financiar i zyrave të Telekomit të Serbisë (MTS) në territorin e Republikës së Kosovës, bazuar në të hyrat që sigurojnë kryesisht nga klientët që kanë në vendbanimet me shumicë serbe në vend, raporton portali Front Online.

    MTS është  regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë në vitin 2015, zyrat e së cilës janë në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën Veriore.

    Bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, MTS ka kapital aksionar prej rreth 28 milionë euro, përderisa 100 % të aksioneve të këtij biznesi që vepron në Republikën e Kosovës i posedon Telekom Serbia AD me seli në Beograd.

    Sipas ARBK-së, drejtor i MTS për Kosovë është Dejan Ognjanoviq, ndërsa përfaqësues ligjor Zoran Milojeviq. Në ARBK poashtu shkruan se MTS ka zyra në pesë Komuna me shumicë serbe, përfshirë këtu Graçanicën, Ranillugun, Shtërpcën, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

    Telekomi i Serbisë mbi 42 milionë € asete dhe mbi 140 të punësuar në Kosovë

    MTS së fundi ka raportuar në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës, ku, sipas pasqyrave financiare për vitin 2022 të cilat i posedon portali Front Online, kompania ka 143 punëtorë në Kosovë dhe asete në vlerë prej 42 milionë €.

    Nga zhvillimi i biznesit në territorin e Republikës së Kosovës, Telekomi i Serbisë çdo vit regjistron fitime milionëshe.

    Në vitin 2022 nga rreth 8 milionë euro gjithsej të hyra, MTS-ja ka deklaruar 1.74 milionë euro fitim të pastër, profit ky i rritur për 300 mijë euro në raport më vitin 2021, kur kishte regjistruar 1.47 milionë euro fitim neto, raporton portali Front Online.

    MTS ka licencë për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile në territorin e Republikës së Kosovës.

    MTS gjobitet mbi 1.5 milionë € nga Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, synonte rritjen e biznesit në kundërshtim me Ligjin

    Përndryshe, ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka njoftuar se ndërmarrjes MTS d.o.o, dega në Kosovë, ia ka shqiptuar gjobën prej 1 milion, 563 mijë e 959.29 euro, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

    AKRK-ja në vendimin e saj ka thënë se MTS d.o.o. ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International.

    “Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton opinionin se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, më saktësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë vendim që Ndërmarrjes MTS d.o.o Dega në Kosovë t’i shqiptohet masa e sanksionit administrativ-gjoba në shumë prej 1,563,959.26 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë euro e njëzetë e gjashtë cent). AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”, thuhet në vendimin.
    Në vendim thuhej se paratë e gjobës duhet të derdhen në llogarinë bankare të buxhetit të Kosovës.
    AKRK-ja i kishte hapur dy procese të ndryshme ndaj MTS-së, që është degë e Telekomit të Serbisë.
    Rasti i parë, për të cilën ka shqiptuar gjobë, kishte të bënte me blerjen e katër operatorëve të tjerë të vegjël që ofrojnë po ashtu shërbime të integruara të internetit e televizionit kabllor pa e njoftuar Autoritetin e Konkurrencës.
    Ndërsa e dyta ka të bëjë me atë se po synohet edhe blerja e operatorit “Net Plus” të Graçanicës me mbi 30 për qind të tregut në këtë komunë.

    Humbjet e Telekomit të Kosovës, fitimet e Telekomit të Serbisë

    Sipas Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve Elektronike dhe Postare në Republikën e Kosovës (ARKEP) në Kosovë janë rreth 2 milionë përdorues të telefonisë mobile. Prej të cilëve operatori IPKO është lider, i cili ka 54% të tregut, operatori publik Vala ka 44.5% të tregut, ndërsa Telekomi i Serbisë ka rreth 1.6% të tregut në territorin e Kosovës. Përndryshe, me rreth 45% të tregut të telefonisë mobile, sipas raportit financiar për vitin 2022, operatori publik Vala ka operuar me humbje neto prej 3.9 milionë €, ndërsa MTS serb kishte siguruar mbi 1.7 milionë euro fitime të pastra në vitin 2022 me më pak se 2% të tregut të telefonisë mobile në Kosovë. Sipas raportit financiar të Telekomit të Kosovës, në humbjen financiare prej 3.9 milionë euro neto gjatë vitit 2022 ka ndikuar shpenzimi prej 6.2 milionë euro për paga nga largimi vullnetar i punëtorëve, 1.3 milionë euro kamatat dhe gjobat nga ATK-ja, etj. Ndërsa për vitin 2023 Telekomi i Kosovës ka deklaruar fitim të pastër prej rreth 6 milionë euro.

    /Front Online/

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Ekonomi13 Maj 2024
    Gjashtë Ministri të Qeverisë “Kurti” nuk e kanë shpenzuar asnjë cent të vetëm në kategorinë e investimeve kapitale në periudhën janar-mars 2024,...
    Hulumtime09 Maj 2024
    Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ku në parcelën e paraparë për...
    Hulumtime09 Maj 2024
    Hiç më pakë se 432 mijë euro planifikohen të shpenzohen gjatë 3 vjetëve të ardhshme vetëm për mirëmbajtjen dhe servisimin e radarëve...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.