Bella Hadid është një nga modelet më të famshme dhe më të paguara në planet. Por ajo është gjithashtu një person me origjinë palestineze, e cila ka marrë qëndrim për luftë në Lindjen e Mesme. Dhe mbase këto mendime të saja kanë mërzitur shtëpinë e modës Dior që vendosi ta zëvendësonte me May Tager izraelite për fushatën reklamuese të Krishtlindjeve.
Edhe pse Bella Hadid ka një lidhje të gjatë me Dior, kjo nuk e pengoi shtëpinë të përdorte May Tager izraelite. Për momentin, as Bella Hadid dhe as Dior nuk i kanë komentuar thashethemet.
Megjithatë, Bella Hadid ka folur hapur për luftën e Izraelit me Palestinën dhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës, e cila mund të ketë qenë shqetësuese./FrontOnline/