×
  • Opinione
  • Opinione

    Marrëdhëniet e komplikuara shqiptaro-greke

    Daut Dauti
    25 Gusht 2023

    Shkruan: Daut Dauti

    Greqia ndaj Kosovës zbaton një politikë mjaft pragmatike. Nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por as nuk e pengon praninë ndërkombëtare të këtij vendi të ri evropian dhe i trajton funksionarët e shtetit të Kosovës me rregulla diplomatike sikur ta njohë Kosovën. Me këtë qëndrim, Athina, me aktivitetin ekonomik (investime) në Kosovë mëton ta shtrijë influencën e vet, njëkohësisht duke e ruajtur vëllazërinë me vendet ortodokse, gjegjësisht Serbinë. Është një politikë balance. Prandaj, Athina nuk e ka të lehtë ta implementojë këtë politikë.

    E mbaj në mend një bisedë më udhëheqësin e Zyrës Diplomatike Greke në Prishtinë, në vitin 2005, kur unë kam punuar në Kryeministri të Kosovës. Atëherë mua më takonin përfaqësuesit e shumë zyrave të huaja, por i dërgonin funksionarët e dorës së dytë. Në rastin e Greqisë, erdhi vet shefi i zyrës, gjë që ishte befasi, por edhe respekt për mua dhe për zyrën tonë.

    Në bufenë e Kuvendit, e hapa bisedën (ndoshta në mënyrë jodiplomatike) duke i thënë përfaqësuesit grek se shqiptarët, sidomos kosovarët, nuk kanë ndonjë mendim të mirë për Greqinë, sikurse grekët nuk kanë mendim të mirë për shqiptarët.

    “Pjesërisht e ke gabim”, u përgjigj ai dhe vazhdoi: ‘Kësi mendimi kam pasur edhe unë derisa nuk kam ardhur në Prishtinë, por tashti e kam ndryshuar’.

    E vërtetë, gjërat ndryshojnë kur njihemi. Por, politikat zyrtare të shteteve e ruajnë një vijë tradicionale. Kjo vijë në Greqi është antishqiptare, antiturke dhe antibullgare. Është kështu për arsye se Greqia shtrihet në territore që normalisht do të duhej të ishin pjesë e këtyre tri vendeve. Për këtë arsye, Evropa e ka krijuar Greqinë. Pra, për ta frenuar ndikimin sllav dhe turk, gjegjësisht mysliman në Ballkan. Për këtë arsye Greqia edhe ka hyrë në NATO edhe në Union Evropian. Madje, në një periudhë, Evropa, kryesisht Franca dhe Britania e Madhe, e ka llastuar aq shumë Greqinë saqë ia premtoi edhe Turqinë me Stambollin për kryeqytet grek. Ky është një lazdrim i tepruar, por te grekët e ka krijuar ledhatimin e megaloidesë që vazhdon edhe sot.

    Greqia është larguar me sukses nga ndikimi pansllav, por nuk e ka hedhur anash vëllazërinë ortodokse me sllavët. Madje, Kisha Ortodokse Greke, tradicionalisht antishqiptare, është aq e rëndësishme në shoqërinë greke saqë edhe Kushtetuta ia garanton vendin sipëror si institucion. Greqia është i vetmi vend evropian që Kishës ia ka dhënë një rol kaq të madh.

    Me kalimin e kohës, edhe unë, sikurse diplomati grek, e kam ndryshuar mendimin. Grekët kanë një shtresë të intelektualëve për lakmi. Grekët kanë krijuar një shtresë të shkrimtarëve apo edhe të historianëve, që e kritikojnë rreptë të kaluarën e tyre. Kur bisedon me ta, habitesh nga pozitiviteti që kanë. Por, sërish, është tejet e habitshme pse kjo shtresë nuk ka ndikuar pothuaj aspak në mentalitetin e grekut të zakonshëm që ende është ai i fshatarësisë së shekullit XIX. Me siguri që për këtë arsye Greqia e zbaton një politikë ende magalomane për shkak se varet nga këta votues.

    Sot, problem kryesor i politikës së jashtme greke është ndikimi i Turqisë në botë, veçanërisht në Ballkan. Sa më i madh që është ky ndikim, Greqia ndjehet më e frikësuar. Prandaj, Greqia nuk e njeh Kosovën. Madje, do ta pengojë edhe Shqipërinë në ecjen e saj drejt Unionit Evropian, e cila gjë po shihet me pasojat që ka prodhuar rasti i burgosjes së Belerit. Me pak fjalë, marrëdhëniet shqiptaro-greke janë më të komplikuara se që shihen në sipërfaqe.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Opinione24 Maj 2024
    Shkruan: Enver Hasani E shprehur me fjalë popullore, zoti Kurti ka gatuar piten e quajtur kushtetutë materiale në dobi të serbëve të...
    Opinione23 Maj 2024
    Shkruan: Blerim Shala Fillimisht, kjo Rezolutë është dashur të hidhet në votim me 2 maj, por pastaj është shtyrë dy herë, për...
    Opinione22 Maj 2024
    Shkruan Ben Andoni: Disa nga njerëzit e opozitës i kanë kërkuar dhe vazhdojnë t’i apelojnë dëshpërimisht publikut t’i ndjekë në protestat e...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Hondurasit, Enrique Reina, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të shtunën, falënderoi Serbinë për një donacion...
    Lajme26 Maj 2024
    Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, deklaroi sot në mënyrë të bujshme një shefe e Organizatës...
    Lajme26 Maj 2024
    Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së...
    Lajme26 Maj 2024
    Si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka...
    Lajme26 Maj 2024
    Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i morën zyrtarisht detyrat e tyre. Fillimisht ata hasën...
    Lajme26 Maj 2024
    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.