×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Çfarë do të sjellë partneriteti i Petrol Company-së me kompaninë Taxi Tesla?

    FrontOnline
    02 Gusht 2023

    Kompania e derivateve, Petrol Company ka filluar një bashkëpunim të frytshëm me kompaninë e njohur Taxi Tesla.

    Taxi Tesla ka instaluar karikues elektrikë në të gjitha stacionet e Petrol Company-së, të cilët mund të përdoren edhe nga klientët e kësaj të fundit.

    Për momentin mbushësit aktiv janë në këto pika të Petrol Company –së: Bresje, Ferizaj, Dragodan, Preoc por, shumë shpejt do të aktivizohen në të gjitha pikat.

    Pagesa për mbushje mund të bëhet vetëm në pikat e Petrol Company-së, por po punohet për të zgjeruar mënyrat e pagesës për ta bërë shërbimin më të lehtë dhe më të qëndrueshëm për
    klientët e tyre.

    Meqenëse stacionet e karikimit janë të vendosura në mënyrë strategjike në pikat e Petrol Company-së, pronarët e automjeteve elektrike mund ta përfshijnë lehtësisht karikimin në
    rutinat e tyre të rregullta të udhëtimit.

    Po ashtu, vlen të theksohet se së fundmi, kjo kompani ka sjellë në linjën e saj produktin më të ri në treg, Diesel Power, të cilin mund ta gjeni në secilën pikë të Petrol Company-së.

    Ky produkt i ri vjen me çmime shumë të volitshme dhe i jep konsumatorëve mundësi për të përfituar nga avantazhet e tij të jashtëzakonshme.

    Diesel Power është një lëndë djegëse që i jep më shumë fuqi motorit të makinës dhe në këtë mënyrë makina jep performancë më të mirë, dhe pos përmirësimit të performancës ndihmon që ai të mbrohet, duke siguruar funksionim më të qëndrueshëm dhe jetëgjatësi të motorit.

    https://www.facebook.com/petrolcompanyshpk

     

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Biznes16 Tetor 2023
    Sot, në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit janë themeluar dy qendra me bazë në komunitet të edukimit në fëmijëri të hershme,...
    Biznes01 Gusht 2023
    Shijojeni muajin gusht në hotelin më të mirë në Kosovë. Ku tjetër, pos në Lake Side, i cili ndodhet në Vërmicë. 69...
    Artikull i Sponsoruar03 Korrik 2023
    Sharr Travel ka nxjerr në treg ofertën 110 euro për person për pushime në Regina Blue në Radhimë të Vlorës. Në çmim...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor...
    Lajme10 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ajo ka bërë me dije...
    Lajme10 Maj 2024
    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe...
    Lajme10 Maj 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë regjistruar në dy ditët e fundit në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur policia...
    Lajme10 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu thotë për “Front Online” se kushtëzimi i draft-Asociacionit në Kushtetuese si kusht për antëtarësimin...
    Kronika10 Maj 2024
    Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona, dy në Skenderaj e dy në Drenas, me dyshimin se janë të përfshirë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.