×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar e Lajçak në Prishtinë dhe Beograd në fillim të javës

    FrontOnline
    04 Qershor 2023

    Të dërguarit amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të qëndrojnë të hënën në Beograd dhe të martën në Prishtinë, për të nxitur palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, ku për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave.

    Diplomacia perëndimore po vazhdon thirrjet që Kosova dhe Serbia të angazhohen për të rikthyer qetësinë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Zveqan, Zubin Potok e Leposaviq, ku të dielën numër më i ultë i qytetarëve serbë u mblodhën para ndërtesave të komunave për të kundërshtuar hyrjen në zyra të kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre.

    Shtetet e Bahskuara dhe Bashkimi Evropian i kërkojnë Kosovës të largojë njësitë e posaçme të policisë nga ndërtesat komunale, zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj në zyra të tjera alternative dhe organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja. Nga Serbia ndërkaq kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja.

    Bashkimi Evropian të shtunën paralajmëroi se dështimi për të bërë hapa në shtensionim të situatës do të ketë pasoja negative për të dyja palët.

    Duke mbështetur kërkesat e tilla, të shtunën, kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, publikoi një udhëzues prej nëntë pikash për të siguruar shtensionimin dhe normalizimin, paqen dhe qëndrueshmërinë në Kosovë në të cilin kërkohet që Kosova dhe Serbia të rikonfirmojnë zotimet për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

    Në udhëzues thuhet se kryetarët e zgjedhur të komunave në veri duhet të dorëhiqen gjatë verës për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbaheshin deri në fund të vitit.

    Kryesuesi i OSBE-së tha se organizata e tij do të mbështesë procesin zgjedhor dhe rritjen e mirëbesimit në mes të komuniteteve.

    Nën trysninë perëndimore udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në komunat veriore të banuara me shumicë serbë, por kanë akuzuar njëri tjetrin për situatën në terren.

    Tensionet në veri të Kosovës pasuan zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Kryetarë komunash u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare dhe dërgimi i tyre në zyrat komunale nxiti reagimin e palës serbe që u hodh në protesta të cilat u përshkuan me dhunë të hënën duke shkaktuar plagosjen e 30 pjesëtarëve të KFOR-it dhe duke nxitur shqetësime për ripërtëritje të konfliktit në rajon.

    NATO-ja tha se 700 trupa shtesë do të vendosen në Kosovë dhe trupa të tjerë janë në gatishmëri për t’iu bashkuar forcave paqeruajtëse nëse është e nevojshme.

    Ministria turke e Mbrojtjes tha sot se ka nisur trupa komando në Kosovë në përgjigje të kërkesës së NATO-s. Duke shoqëruar me pamje të trupave në rrugë e sipër kjo ministri tha se batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës./VOA

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. “Happy Easter, Chag Pesach Sameach, Gëzuar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...
    Lajme05 Maj 2024
    “Çfarë po ndodh në Kosovë?”. Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse në rajonet Kharkiv dhe Dnipro të Ukrainës dhe në qytetin port të Detit të Zi të Odesa vranë të paktën...
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Me anë të një postimi në platformën X, ajo ka theksuar...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste nën ndikim të alkoolit. “Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një...
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.