×
  • Lajme
  • Lajme

    Admirali i NATO-s zbarkon në Kosovë, takon QUINT-in dhe jep disa porosi për Veriun

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Admirali i NATO-s, Stuart B. Munsch i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Ai ka takuar komandantin e KFOR-it për të diskutuar rreth planeve dhe operacioneve të ardhshme për të ruajtur me paanshmëri ndaj të gjitha palëve për një mjedis të sigurt në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

    Në këtë takim është diskutuar edhe ardhja shtesës e 700 trupave në Kosovë nga batalioni rezervë për të3 normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, ndërkohë është folur edhe dislokimin e një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se do të jetë e nevojshme.

    Munsch ka vlerësuar veprimet e KFOR-it në parandalimin e lëndimeve dhe humbjes së jetëve në Kosovë gjatë incidenteve të 29 majit.

    Munsch ka takuar edhe ushtarët e KFOR-it, italian e hungarez që u plagosën gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre nga protestuesit serbë më 29 maj në Zveçan.

    “Ai vlerësoi profesionalizmin, guximin dhe përmbajtjen e tyre në trajtimin e dhunës. Ai falënderoi gjithashtu kombet e Hungarisë dhe Italisë për ofrimin e ushtarëve të tillë të trajnuar mirë”, thuhet në njoftim.

    Munsch ka takuar edhe ambasadorët e QUINT-it për t’u konsulutuar me ta për mbështetjen e tyre për një rikthim në negociata dhe për t’i dhënë fund dhunës.

    Siç thuhet në njoftim, Admirali i NATO-s  ka bërë thirrje që të gjitha palët, përfshirë edhe “palët që krijuan  kushtet për dhunën e 29 majit”, të përmbahen nga vendime dhe veprime te mëtejshme të papërgjegjshme dhe në vend të kësaj të angazhohen në negociata diplomatike në mirëbesim për të përmirësuar raportet brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.