×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB demanton se ka ujdi për lirimin e të arrestuarve serbë dhe tërheqjen e Njësisë Speciale

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Zyrtari paralel i komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviq, në një prononcim për media sot pretendoi se ka një marrëveshje mes Listës Srpska dhe KFOR-it për t’i liruar katër serbët e arrestuar dje për shkak të dhunës që ushtruan gjatë protestës. Po ashtu, ai pretendoi se deri në orën 15:00 pritet tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesa e komunës së Zveçanit.

    Por, këto deklarata të tij i ka demantuar Ministria e Brendshme e Kosovës.

    Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, në një përgjigje tha se nuk qëndron asnjëra prej kësaj deklarate.

    “Nuk qëndron asnjëri lajm në atë artikullin që kanë publikuar më herët”, tha ajo për Express.

    Më herët, Nedeljkoviq, anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, pretendoi se mbrëmë ka pasur negociata ndërmjet përfaqësuesve të Listës Serbe dhe komandantit të KFOR-it.

    “Rreth orës 21:30 erdhi komandanti i KFOR-it dhe na tha mbrëmë se këta katër që u morën dje në paraburgim do të lirohen, por se po presin që të mbërrijnë letrat nga Prishtina”, kishte pretenduar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një reagimi kujtoi se në prag të certifikimit të zgjedhjeve në vitin 2017, liroi nga detyra...
    Lajme20 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat mbi fluksin e qarkullimit në pikat kufitare. Aktualisht ka pritje për të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten,...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur se ndaj të pandehurve me inicialet A.T., dhe V.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 25-vjeçar është arrestuar në Tropojë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një 18-vjeçar për motive të dobëta. Rasti sipas policisë...
    Lajme20 Korrik 2025
    Nesër deputetët do të mblidhen për të 50-ën herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Janë bërë mbi tre muaj...
    Lajme20 Korrik 2025
    Policia e Kosovës brenda një dite ka shqiptuar 2212 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat Sipas statistikave të përgjithshme,...
    Lajme20 Korrik 2025
    Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat të Vlorës. Ky zjarr rrezikon dhe Parkun...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.