×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami komenton rrëzimin e mundshëm të presidentes: Nëse aprovohet, gjykata tregon efektet e vendimit

    FrontOnline
    30 Mars 2023

    Një vendim që pritet të merret shpejt nga Gjykata Kushtetuese, e që ka të bëjë me ankesën e dy deputetë nga radhët e minoriteteve, mundet që eventualisht ta rrëzojë nga pozita presidenten Vjosa Osmani.

    Në lidhje më këtë temë, profesor Arsim Bajrami, ka thënë se një debat i tillë për këtë temë është i parakohshëm.

    “Duhet lënë Gjykatën Kushtetuese të merret me këtë çështje”, tha ai.

    “Pasi të vendoset në Gjykatën Kushtetues,  ajo do ta trasojë edhe rrugën  se si do të vazhdohet nga aspekti i kushtetutshmërisë”, tha Bajrami në RTK.

    Sipas tij, duhet vendosur në mënyrë meritore e të shikohet vendimmarrja, e në rast se është konstatuar ndonjë shkelje, atëherë kushtetuesja e ka të drejtën të vendos rrugën që duhet ndjekur.

    I pyetur se në rast se kushtetuesja do të vendos se presidentja ka shkelur Kushtetutën, si do të veprohet më tej,  Bajrami tha se tani flitet me mendim paragjykues.

    “Por në rast se kërkesa e deputetëve eventualisht aprovohet dhe thuhet e është bërë shkelje  e Kushtetues, atëherë gjykata do të trasojë rrugën dhe efektet e atij vendimi”, u shpreh ai.

    “Në rast se votat e këtyre dy deputetëve kanë qenë të pavlefshme, atëherë procesi kthehet në pikën zero të votimit të deputetëve”, tha profesor Bajrami, duke shpjeguar më pas edhe procedurën e votimit.

    Ai tha se Gjykata Kushtetuese do ta analizojë dhe pranojë kërkesa e tilla dhe në këtë rast është bërë shpenzimi i mjeteve juridike, atëherë Kushtetuesja do ta vendos me meritë vendimin e saj.

    Në rast se konstaton se këtyre dy personave u janë shkelur të drejtat, atëherë gjykata do të kthejë situatën në fillim.

    Bajrami tha se presidentja nuk ka bërë asnjë shkelje, dhe nëse ka pasur shkelje, është dashur që KQZ e pastaj PZAP –ti ndalë ato shkelje.

    Por në rast se Kushtetuesja konstaton se u janë shkelur të drejtat, atëherë ajo me siguri do të japë sqarimin e veprimeve kushtetuese, sikurse në rastin e qeverisë Hoti.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e ShBA-së në kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e cila njëkohësisht është...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. Gërvalla tha se...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    "Përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat...
    Vip07 Maj 2024
    Sot nis zyrtarisht festivali i njohur, Eurovision Song Contest, i cili po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores së Loreen në...
    Lajme07 Maj 2024
    “Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës”, thotë Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për t’u marrë me çështje në...
    Sport07 Maj 2024
    Në fundjavë, në praninë e plot 3000 shikuesve dhe në atmosferë të zjarrtë, Cottbusi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale. Fitoi me...
    Sport07 Maj 2024
    Në një zhvillim të fundit në tregun e transferimeve të futbollit, Chelsea dhe Armando Broja po përgatiten për një ndarje të mundshme....
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.