Deri në fund të javës pritet të arrihet shifra prej 10 milionë rasteve me COVID-19 në botë.
Rastet me COVID-19 në të gjithë botën kaluan 9.4 milionë të enjten, me OBSH-në duke thënë se pritet që infeksionet globale të kalonin 10 milionë deri në fund të javës.
Të paktën 480,000 njerëz kanë vdekur deri më tani.
Infeksionet e njohura aktualisht janë në 9,407,078, sipas gjurmuesit të Universitetit Johns Hopkins, i cili mbështetet në të dhënat zyrtare të qeverisë.