83 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të enjten në Kosovë, nga testimi i 457 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.
Të enjten janë regjistruar si të shëruar edhe pesë pacientë.