Shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 250 raste të reja.
Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 256.
IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 454 mostra të testuara, 250 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 126 pacientë.
Numri total i rasteve në Kosovë ka arritur në 9049, ndërsa raste aktive janë 3804. Janë shëruar 3804 persona.