Numri i punëkërkuesve ra në Kosovë në vitin e kaluar 2021.
Për 51.29 % kishte më pak të tillë sesa në atë paraprakun, 2020, raporton “Front Online”.
Rënia më e madhe e tyre u vërejt në krahasimin nëntor – dhjetor të 2021-s.
Përderisa në ditët e nëntorit të këtij viti kishte 123 mijë e 483 punëkërkues, ky numër ra drastikisht në ato të dhjetorit në 82,042 mijë punëkërkues.
Në Agjencinë e Punësimit thanë se rënia e numrit të punëkërkuesve jo gjithqysh përkthehet në punësim të tyre.
“Kjo rënie e numrave vjen si rezultat se nëse punëkërkuesi nuk u paraqit për 6 muaj në zyrën e punësimit, sistemi e nxjerr jashtë automatikisht. Nuk mundemi me trajtu një person pafundësisht. Rënia e numrit të punëkërkuesve nuk do të thotë që ata janë të punësuar”, u shprehen nga kjo Agjenci për “Front Online”.
Gjendja në Trust për muajin dhjetor të 2021-s tregon se u hapën pos 4 mijë e 119 llogari të reja.
Numri i punëkërkuesve u ulë goxha shumë në Prizren.
Nga mbi 17 mijë sa ishte në dhjetor të 2020-s në afër 4 mijë një vit më pas në po të njëjtin muaj.
Ngjashëm edhe në Prishtinë. Nga 12 mijë punëkërkues në mbi 2 mijë.
Rënie pati edhe në Podujevë e Gjakovë, por më të vogël, raporton “Front Online”.
Dallimet mes dhjetorit të 2020-s dhe atij të 2021-s nxjerrin në pah se numri i punëkërkuesve të kualifikuar me bachelor ra përgjysmë.
Nga afro 11 mijë në afro 7 mijë sosh, raporton “Front Online”.
Edhe punëkërkuesit e kualifikuar me master në dhjetor të 2021-s ishin më pak për gati 400 krahasuar me muajin e njëjtë të 2020-s.