Ferizaj vazhdon të shënojë rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, në këtë komunë janë regjistruar edhe 55 raste të reja, duke çuar totalin në 177 raste aktive.
“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 55 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 177 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.