Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit janë shënuar 52 raste të reja me COVID-19.
Ne këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 2.047.
Ndërkohë, janë shëruar 36 pacientë, kurse 807 të tjerë mbesin aktiv.
“Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim, përcjell TCH.