×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    5 ditë luftë mes Azerbajxhani dhe Armenisë, mbi 100 viktima, palët nuk tërhiqen mbrapsht

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Luftimet kanë hyrë në ditën e pestë në zonën e Karabakut të Sipërm dhe palët nuk kanë treguar asnjë shenjë se do të tërhiqen mbrapsht.

    Ndërkohë që janë raportuar më shumë se 100 viktima në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Karabakut. Në një deklaratë për median Presidenti i Azerbajxhanit u shpreh se ata nuk kanë ndërmend të heqin dorë.

    “Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

    Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, megjithatë është ende e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt. Të mërkurën, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.

    Ndërkohë që Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit. Në anën tjetër ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u bëri propozim qeverive që të jetë ai në krye të dialogut, qeverive të dy vendeve që pretendojnë zonën, Azerbajxhanin dhe Armeninë. Të Mërkurën, zyra e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ai kishte thirrur ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit për të thënë se Rusia ishte e gatshme të priste bisedimet.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.