
Prokuroria e Shtetit përmes një raporti ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, gjatë 24 orë ve të fundit Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar dymbëdhjetë (12) metra drunjë, për shkak të mungesës së lejes për prerje dhe transport, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Vjedhje pylli”. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë është sekuestruar një veturë e tipit “VË-Golf 19 E” dhe çelësin e veturës për shkak për shkak të dyshimit se e njëjtat është përdorur për kryerjen e veprës penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.