×
  • Lajme
  • Lajme

    42 të punësuar me kontratë mbi vepër në komunën e Istogut

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se në komunën e Istogut gjatë vitit që lamë pas kanë qenë të punësuar 42 punëtor më kontrata mbi vepër, raporton Front Online.

    “Komuna ka angazhuar 42 punonjës me marrëveshje për shërbime të veçanta. Prej tyre 28 janë angazhuar me kontrata punë me kohë të caktuar bazuar në Ligjin e Punës dhe 14 ishin me marrëveshje për shërbime të veçanta bazuar në Ligjin e Shërbimit Civil.  Përveç 23 rasteve që komuna ka zhvilluar proces të thjeshtuar të rekrutimit, marrëveshjet tjera janë ripërtërirë (sepse të njëjtit ishin të angazhuar edhe në vitin e kaluar) duke mos zhvilluar asnjë procedurë të angazhimit. Shumica e këtyre personave janë angazhuar për të mbuluar pozitat të përhershme të punës 15. Ndërsa, kontratat e punës për detyra specifike janë lidhur me personat që janë angazhuar për ti kryer punët16 të cilat nuk ishin të natyrës specifike” thuhet në raportin e ZKA-së.

    Aty më tutje thuhet se përveç gjashtë rasteve të bartura nga viti 2018 me të cilët ka vazhduar marrëveshjet edhe për këtë vit17, edhe në tri raste tjera ka lidhur dy marrëveshje me të njëjtit persona, duke marr shërbimet e njëjta me gjatë se gjashtë muaj brenda vitit, raporton Front Online.

    “Sipas zyrtarëve komunal, mangësitë e identifikuara në vitin paraprak janë bartur edhe këtë vit, kjo si pasojë e mungesës së buxhetit për punësimin e staf të ri për programet e përhershme dhe aprovimit të kufizuar të vendeve të punës nga Ministria e Financave krahasuar me kërkesat. Ripërtërija e kontratave për marrëveshje të shërbimeve të veçanta përgjatë vitit si dhe mos aplikimi i procedurave të thjeshtësuara të rekrutimit paraqet anashkalim të dispozitave të përcaktuara ligjore, kufizon konkurrencën dhe rritë rrezikun që përfitimi i shërbimeve të mos jenë reale krahas kërkesave kontraktuale dhe pritjeve. Kryetari duhet të siguroj ndërprerjen e një praktike të tillë të angazhimeve dhe për pozitat e rregullta të punës për të cilat ka nevoja afatgjata kërkesat t’i adresoj me rastin e planifikimit buxhetor, dhe të njëjtat në vazhdimësi t’i trajtoj dhe diskutoj me MF. Ndërsa në rast të paraqitjes së nevojave për shërbime të veçanta apo punë specifike duhet të sigurojë se për marrëveshjet për shërbime të veçanta” , raporton Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.