×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    4 ushqime që nuk duhet të gjejnë vend kurrë në tryezën tuaj, i keni përdorur më parë?

    FrontOnline
    30 Korrik 2023

    Mund të duket e çuditshme, por rënia nga pesha është një mision, pikënisja e së cilit është tryeza e bukës.

    Zakonisht ushqimet e pasura me niseshte nxisin mbipeshën, megjithatë, duhet theksuar që jo çdo ushqim i pasur me niseshte është i pashëndetshëm për organizmin.

    Ekspertët veçojnë katër ushqime të cilat pengojnë çdo përpjekje për të ruajtur një peshë të shëndetshme.

    Buka e bardhë dhe ushqimet e tjera me miell të përpunuar.

    Buka e tostit, buka e bardhë, e çdo produkt tjetër me miellin e bardhë shumë të përpunuar, janë të pasura me kalori dhe karboidrate.

    Ato përmbajnë pak fibër dhe akoma më pak proteina dhe ushqyes të nevojshëm.

    Sipas ekspertëve, niseshteja tek këto produkte tretet dhe përthithet sa hap e mbyll sytë duke rritur nivelin e glukozës në gjak.

    Kjo është arsyeja përse njeriun e merr menjëherë uria pasi ka ngrënë nga këto produkte.

    Drithërat e mëngjesit, çerealet

    Këto janë ndër produktet më të konsumuara në vend, për faktin se konsumohen shpejt dhe janë një alternativë e pranueshme e atyre që nuk duan të dalin nga shtëpia pa vënë gjë në gojë.

    Për fat të keq, shumë këto produkte janë të përpunuar dhe jo të shëndetshëm prej sasisë së madhe të sheqerit që përmbajnë.

    Ato janë të dëmshëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata që janë të prirur të preken nga kjo sëmundje.

    Në vend të tyre mund të konsumoni drithëra të përzier të papërpunuar si muesli.

    Orizi i bardhë

    Në tryezat shqiptare, orizi i bardhë gjen vend të paktën një herë në javë.

    Por shija e tij nuk e bën atë domosdoshmërisht të shëndetshëm.

    Orizi i bardhë është tërësisht i zhveshur nga fibra dhe proteina.

    Si çdo karbohidrat tjetër bosh, orizi i bardhë tretet dhe përthithet shpejt duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.

    Një gjë e tillë krijon një rreth vicioz urie për karbohidrate të përpunuara ose sheqerna.

    Në vend të orizit të bardhë, zgjidhni atë me ngjyrë më të errët që do t’ju mbajë të ngopur më gjatë dhe do ta pajisë organizmin me fibër.

    Patatet e frigoriferit që tregtohen të prera

    Patatet e ruajtura afatgjatë në ngrirje kanë një nivel të lartë glicemie dhe rrisin shumë shpejt nivelin e sheqerit në gjak.

    Temperaturat tejet të ulëta që mundësojnë ruajtjen e patateve të gatshme, transformojnë niseshtenë në sheqerna dhe nga një ushqim i mirë kthehen në problem për organizmin.

    Kjo pasohet me një rënie të shpejtë të energjisë së trupit dhe një uri të pashoqe.

    Heqja dorë nga karbohidratet boshe mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha ka thënë se gjatë momentin kur Sarës po i shfaqej rrëfimi i saj,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.