Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një person i infektuar me Coronavirus, raporton Front Online.
Viktima i moshës 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë përveç infeksionit me Coronavirus kishte edhe sëmundje tjera.
Kjo është vdekja e 37 me radhë në nivel vendi si rezultat i infeksionit me COVID-19.
Ndryshe mbrëmë janë konfirmuar 96 raste të reja me virusin SARS-CoV-2, duke çuar numrin total të të prekurve me virus në 2,169.
Prej tyre, të shëruar tashmë janë 1,047 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1,086. /Front Online